Rovena Dilo dhe i dashuri i saj balerin disa vite më i ri në moshë, Eltion Merja,pas 4 vitesh lidhje u ndanë. E ftuar së fundi në “Këndo këngën time”, artistja foli ndër të tjera edhe për ndarjen nga partneri, duke hedhur dritë për arsyen që i çoi në prishjen e kësaj marrëdhënie që zgjati jo pak, por plot katër vjet.
Këngëtarja u shpreh se ajo nuk tradhton, as në jetë, as në bashkëpunimet muzikore, duke i qëndruar kështu besnike njerëzve me të cilët ka punuar për një kohë të gjatë. “Unë jam shumë besnike në jetë dhe në përgjithësi, nuk tradhtoj në jetë. I dua njerëzit me të cilët jetoj dhe bashkëpunoj. Kështu që, edhe në bashkëpunimet muzikore, nëse një kompozitor më pëlqen, edhe kur ai nuk bën një material të mirë, unë përpiqem maksimalisht që ta nxjerr atë mirë”, u shpreh Rovena, duke mos e fshehur që nga kjo histori ka mbetur e tradhtuar, e zhgënjyer dhe e lënduar.
Ndërkohë që Eltioni ka preferuar të qëndrojë në heshtje rreth kësaj historie, duke u etiketuar në komentet që janë bërë nga ndjekësit si “tradhtari”. Burime pranë ish-çiftit të showbizz-it bënë të ditur se një romancë e Eltionit me një vajzë më të re në rrethin artistik ku ai ushtron profesionin, ka çuar në prishjen e lidhjes me këngëtaren. Gjithsesi, ai kujdeset që të jetë shumë diskret në rrjetet sociale dhe pas fshirjes së fotove me Rovenën nuk ka bërë pastime të tjera, që mund të zbulojnë më shumë nga jeta e tij private.