Ish-aktorja e filmave pornografikë, e cila u bë e famshme pasi mori kërcënime nga ISIS, për shkak të një skene ku luante e mbuluar me shami, thotë në një intervistë për prestigjiozen britanike “The Telegraph” se do të donte ta shkatërronte fare industrinë e pornos.
Ajo është angazhuar vetë në pornografi për vetëm tre muaj, e megjithatë mori famë botërore. Aq sa edhe CNN shkoi të kontaktonte familjarët, të cilët e morën vesh prej gazetarëve që ajo bënte porno dhe e zhbirësuan menjëherë. Mia Kalifa këtë e zbuloi nga CNN.
Familja e saj u largua nga Libani 13 vite më parë, gjatë trazirave në vend. Dhe u vendos në Uashington. Si fëmijë emigrantësh, Mia u ndje e izoluar dhe e lënë mënjanë. Ajo tallej për ngjyrën e lëkurës, e madje pas 11 shtatorit e kanë quajtur edhe terroriste. Kjo bëri që të ketë mungesë vetëbesimi dhe pasi mbaroi shkollën, ajo u shpërngul në Miami dhe bëri operacion gjoksin.
Sipas saj, ndryshimi ishte i menjëhershëm. Një burrë iu afrua me një kartëvizitë në dorë dhe tha që ishte aq e bukur sa ai do të donte që të punonte si modele. Asaj i pëlqeu vëmendja që i kishte munguar, dhe pranoi. Gradualisht, nga modelingu lëvizi te pornografia.
Ajo u tha producentëve që një video e tillë do t’i rrezikonte jetën, por ata kishin qeshur dhe i kishin thënë “nuk e ke idenë për çfarë po flet”. Por ajo ishte një vajzë që vinte nga Lindja e Mesme dhe e dinte mirë se për çfarë fliste. Dhe ajo video i ndryshoi jetën në mënyrë totale. ISIS i hakoi llogarinë në Instagram dhe e kërcënoi me jetë. Kërcënimet vazhduan, mediat kryesore që postonin historinë e saj, familjarët që e refuzonin.
Por edhe pse mori shumë vëmendje, fitimet financiare të saj ishin shumë të vogla, vetëm 12 mijë dollarë. Për këtë arsye ajo e la pornografinë vetëm pas tre muajsh dhe nisi të kërkojë punë normale, por kudo që shkonte e njihnin menjëherë se cila ishte dhe situata bëhej e sikletshme.
Kështu, ajo u detyrua t’i rikthehej rrjeteve sociale dhe në pak muaj u bë me 300.000 ndjekës. Dhe gjatë kësaj kohe krijoi një lidhje dashurie me një vajzë nga Austin, Teksas, me të cilën bashkëjetoi.
Ndërkohë, llogaria e saj në Instagram shkoi në 17 milionë ndjekës, gjë që e ndihmoi të ketë bashkëpunime në botën e sportit. Për sa i përket pornografisë, ajo thotë se është një mjedis denigrues për gratë. “I fusin vajzat në kurthe me kontrata të cilat i firmosin nën presion. Ua japin kontratat që t’i firmosin teksa janë duke kryer skenën e s’i lënë kohë të mendohen apo t’i lexojnë me detaje. Shumë vajza ndihen në kurth në botën e pornografisë”.- u shpreh Mia e cila shtoi: “Do ta zhdukja si industri.”
Burimi: The Telegraph