Kritikat ndaj Cristiano Ronaldos, pas largimit të tij nga stadiumi në momentin kur u zëvendësua ditën e djeshme janë kthyer në modë .
Një ndër ata që ka reaguar është dhe Fabio Capello, i cili ka mbrojtur vendimin e Maurizio Sarrit për të zëvendësuar Ronaldon.
Në një intervistë për “Sky Sport italia ai deklaron:
“Cristiano Ronaldo është një kampion i madh, askush nuk e vë në dyshim atë, por ai nuk ka dribluar askënd 3 vitet e fundit”.
“Kur nuk është në formë është normale ta zëvendësosh, Sarri nuk ka pse të tregohet trim apo të shfaqë personalitetin e tij për të bërë këtë ndryshim”.
“Nuk është mirë që nuk u ul në stol dhe që debatoi me trajnerin Sarri. Kampioni është kampion edhe kur zëvendësohet, jo vetëm kur gjërat shkojnë mirë”.- përfundoi trajneri italian.














