Bizneset në Shqipëri veç taksave të shtuara, tani do ju duhet të përballen dhe me paralizën dixhitale që ka përfshirë Qendrën Kombëtare të Biznesit, e cila prej 3 ditësh nuk ofron asnjë shërbim.
Një qytetar ka kërkuar ndihmën e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi sipas tij kjo paralizë nuk e ndihmon aspak biznesin.
Ja postimi i Berishës:
Narkoshteti ne paralize dixhitale!
Atij po i vjen ngordhja!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
I nderuar Zoti Berisha, sportelet e Qendres Kombetare e Biznesit (QKB)ka tre dite qe nuk ofrojne asnje lloj sherbimi pasi kesaj qeverie i ka rene sistemi. Ju lutem na mbeshtesni duke denoncuar kete rast. Me mirenjohje per qeverisjen Tuaj ne kohen dhe me vizionin e se ciles u ngrit sistemi “one stop shop”. Nje grup biznesesh