Një maternitet në veri-perëndim të Sirisë është bombarduar duke shkaktuar kështu viktima në mesin e pacientëve dhe personelit. Lajmin e ka bërë të ditur një organizatë bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar.
“Save the Children” tha se bomba nga sulmi ajror, goditi hyrjen e spitalit në provincën Idilib, shkruan BBC.
Imazhet kanë treguar se ky maternitet është ndër spitalet më te mëdha në këtë zonë.
Ende nuk është e qartë kush e ka kryer këtë sulm ajror, ndërsa i dërguari i OKB-së i kishte bërë thirrje Rusisë për një menaxhim më të mirë të korridoreve në zonat e rrethuara të Alepos.