Valtteri Bottas fiton “Pole Position” në çmimin e madh të SHBA-së,Austin GP, ndërsa kampioni i botës, Hamilton, zhgënjen pasi do të niset nga vendi i pestë.
Në linjën e parë krahas Bottas, në pozicionin e dytë do të niset Sebastian Vettel , i ndjekur “Red Bulli” i Max Versttapen dhe piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc.
Për tu theksuar është fakti që Hamilton-it i mjaftojnë vetëm katër pikë për tu shpallur kampion për herë të gjashtë.
Çmimi i madh I SHBA-së do të zhvillohet, sonte ora 20:10.