• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasjet mafioze nga ’99/ Plumbat ndaj njerëzve të drejtësisë, ngjarje pa autor…

09:10 : 03/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE
Skerdilajd Konomi/ Ravik Gurra/ Kozeta Hyseni e Kleanthi Koçi

Skerdilajd Konomi/ Ravik Gurra/ Kozeta Hyseni e Kleanthi Koçi

Gjatë 20 viteve të fundit, njerëzit e drejtësisë janë përballur me sulme, akuza, që së fundmi kanë shkuar deri në kërcënime, por kanë qenë edhe objekt atentatesh mafioze, siç ishte ky i fundit në Durrës ndaj prokurorit Arian Ndoja.

Vrasjet e njerëzve të drejtësisë janë konsideruar gjithmonë si atentate mafioze dhe dosjet kanë përfunduar duke u mbyllur me siglën “pa autor”. Më të vështirat për t’u zbardhur, atentatet ndaj avokatëve, prokurorëve e gjyqtarëve, mbeten edhe më të rëndat në sytë e qytetarëve.

Që nga viti 1999 e deri sot, janë vrarë në atentate tipike mafioze, që vijojnë ende të jenë të pazbardhura, 4 njerëz që kanë pasur lidhje direkte me sistemin e drejtësisë në vend. Një vajzë prokurori, kryetari i Dhomës së Avokatisë, një gjyqtar dhe një avokat kanë humbur jetën në sulme, për të cilat nuk është arrestuar ende askush.

VAJZA E PROKURORIT

Sulmet kanë qenë drejtpërdrejt ndaj tyre, por edhe ndaj familjarëve, ashtu siç ndodhi me studenten 21-vjeçare Kozeta Hyseni. Më 19 shkurt të vitit 1999, ajo u gjet e masakruar në Qytetin Studenti në Tiranë. Kozeta Hyseni, vlonjatja që vazhdonte studimet në degën “Gjuhë Letërsi”, është gjetur e masakruar pranë kinoklubit të Qytetit Studenti, mëngjesin e 19 shkurtit të vitit 1999.

Lexo edhe:

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

Vrasja e Hysenit u cilësua si një hakmarrje ndaj të atit, pasi ai në atë kohë ishte prokuror i Vlorës. Një natë para se të gjendej e vrarë, dikush ka thirrur emrin e Kozetës para godinës nr. 25 në Qytetin Studenti. Ajo fillimisht nuk ka dalë, por personi që e priste poshtë ka dërguar një vajzë për ta thirrur dhe ajo ka zbritur.

Policia tha atëherë se dyshohej që Kozeta të ishte larguar me makinë së bashku me personin që mbeti i panjohur. Mëngjesin e 19 shkurtit, rreth orës 05:40, trupi i saj i pajetë u gjet i masakruar pranë godinës së Kinoklubit të Qytetit Studenti, në gjendje të tillë sa identifikimi u bë i mundur vetëm nga shoqet e saj nisur nga veshjet.

KRYETARI I DHOMES SE AVOKATISE

Një ngjarje e bujshme tronditi kryeqytetin mbrëmjen e 21 shkurtit të vitit 1999. Një nga juristët më të njohur, kryetari i Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçi, mbeti i plagosur rëndë pas një atentati që u organizua ndaj tij. Mjekët dhanë shpresa për jetën dhe e nisën atë për kurim në Itali. Por pas disa minutash fluturim, Kleanthi Koçi ndërroi jetë nga një atak në zemër, më 28 shkurt. Para se të vdiste, kur policët i kishin treguar atij disa fotografi, përgjigjja e avokatit ka qenë: Do t’ua tregoj, kur të dal nga spitali.

Kjo ka çuar në idenë e ripyetjes të të gjithë njerëzve të afërm të tij, sidomos kolegëve që duhet të kishin dijeni për ndonjë problem në detyrën si avokat. Një tjetër element jo pak i rëndësishëm është edhe çështjet gjyqësore që kishte në shqyrtim Kleanthi Koçi. Sipas të dhënave, që nga momenti që ai doli si avokat, kishte marrë vetëm dy çështje penale. Njëra si avokat i Ramiz Alisë dhe tjetra si avokat i Leka Zogut për ngjarjen e 3 korrikut të vitit 1997, në Tiranë. Dy çështje që asnjëherë nuk i sollën ndonjë problem. Ajo që u hodh si pistë më vonë ishin çështjet civile, që Koçi kishte marrë në mbrojtje.

GJYQTARI VLORES

Magjistrati i çështjeve civile në Gjykatën e Vlorës, Skerdilajd Konomi, humbi jetën pasi një shpërthim që ndodhi në makinën e tij më 9 shtator 2011, teksa gjyqtari shkonte në punë. Ai mbeti i vdekur, ndërsa pistat kryesore të hetimit ishin vrasja për detyrën dhe konfliktet e pronësisë. Prokuroria e Krimeve të Rënda rihapi hetimet në vitin 2013, pasi ishte vlerësuar e nevojshme rihapja e dosjes me anë të rivlerësimit të provave që ndodhen në fashikull. Ekzekutimi me eksploziv në makinë, i gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, edhe pse u hetua për një kohë të gjatë, mbeti pa autor. Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas hetimeve më shumë se njëvjeçare, pezulloi kryerjen e veprimeve hetimore, pasi u vlerësua se nuk kishte prova të mjaftueshme për identifikimin e autorit të krimit.

AVOKATI GURRA

Mbrëmjen e 22 marsit të këtij viti, u ekzekutua me plumb në kokë Ravik Gurra, avokati i Emiljano Shullazit dhe mik i familjes Çapja. Avokati është qëlluar me një pistoletë me silenciator nga një person i maskuar, i cili më pas është larguar me një automjet tip “Benz”. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:35, në një lokal në qendër të Elbasanit. Ravik Gurra, 50 vjeç, ishte ulur në verandën e një lokali mjaft të frekuentuar bashkë me dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve avokat, kur është qëlluar për vdekje. Autori dyshohet se i është afruar pa u diktuar nga askush dhe e ka qëlluar dy herë në kokë. Edhe kjo ngjarje vijon të jetë pa autor. /Panorama/

Etiketa: atentatekrimenjerezit e drejtesise

Lajme të lidhura

BOTA

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

09:09 : 22/06/2026
BOTA

Sulme masive në Krime, katër të vrarë dhe 28 të plagosur nga dronët ukrainas

14:19 : 21/06/2026
AKTUALITET

“Flamingot, agjentë iranianë’, Rama shpërthen ndaj Iranit: I dimë gjurmët tuaja, nuk na frikësoni

20:22 : 08/06/2026
AKTUALITET

Antimafia italiane ngre alarmin: Mos i nënvlerësoni shqiptarët, kanë ndikim në Europë

21:36 : 26/05/2026
NDRYSHE

Ky është një ndër tre vendet me jetëgjatësinë më të gjatë në botë

18:06 : 21/05/2026
AKTUALITET

“1 mijë euro një shpërthim me tritol”, Artan Tafani nxjerr emra, tregon krimet me Laert Haxhiun

09:50 : 29/04/2026
Para

Niko Kovac në prag shkarkimi,vendimi këtë javë

TË GJITHA

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026

“Laertin e kam shok fëmijërie”/ Cllevio në GJKKO: Nuk kam dijeni për tritolin në lokalin e Noizyt

13:26 : 24/06/2026

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

13:04 : 24/06/2026

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026

Qeveria braktis edhe blegtorinë, numri i krerëve ra me 3.8% në 2025

12:55 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş