• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush e urdhëroi atentatin ndaj prokurorit?

23:35 : 01/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Andi Bushati

Nuk kishte diskutim se atentati mafioz ndaj prokurorit Arjan Ndoja do të merrte ngjyime të forta politike pas sulmeve publike që atij i bënë kryeministri dhe zëvndësi i tij, tre javë më parë.

Në çdo vend normal të botës, breshëria e kallashnikovit ndaj një njeriu të ligjit për të cilin shefi i qeverisë ka bërë thirrje për ndëshkim, e ka etiketuar si të paguar nga bandat, e ka bërë si tabelë qitje disa herë me radhë, do të përbënte skandal.

Aq më tepër në një vend si ky yni, kur lidhjet e politikës me krimin nuk kanë nevojë për fakte, aq më tepër në Durrës kur mpleksja e interesave elektorale me ato mafioze ka arritur kulmin, aq më tepër në sfondin e allishverisheve dhe falsifikimeve në të cilat është implikuar rilindja në këtë zonë, një ngjarje e tillë, e tmerrshme, do të linte shumë vend për dyshime.

Pandehmat e zeza do të bëheshin edhe më të mëdha po ti riktheheshim memories së qeverisjes Rama. Raste si ato të goditjes së Dritan Zaganit, vetëm se denoncoi lidhjen e Saimir Tahirit me Habilajt, si ato të linçimit të policit që ngriti zërin për përdhunimin e një vajze nga djali i një deputeti të PS, dëshmojnë se përpara se të marrë anën e punonjësve të tij, shteti i ndëshkon ata ose i lë në dorë të krimit.

Lexo edhe:

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

Askush nuk mund ta thotë se ngjarja e Shkozetit ka ngjashmëri me këto të mësipërmet. Por pasi ka ditur ato, akujt nuk mund ti hiqet e drejta të ngrejë dyshime.

A janë atentatorët që plagosën prokurorin Ndoja dhe tre të tjerë të frymëzuar nga pushteti? A janë yshtur vrasësit në tentativë për të goditur mbi targetin e tyre, nga fakti se ai ishte linçuar nga maja e piramidës?

A janë thirrjet e skandaloze të qeveritarëve të lartë, në mos një bashkëpunim, një frymëzim për krimin?

Këto pandehma të errëta janë normale në një situatë si kjo. Kushdo që nuk do ti thoshte do të ishte ose një shërbëtor qeverisë, ose më keq akoma, një shërbëtor i krimit.

Po nga kjo e deri tek të vënit e gishtit mbi Edi Ramën si urdhëruesi i drejtpërdrejtë i atentatit, ka një diferencë të madhe. Vetëm pak minuta pasi u mor vesh masakra e Shkozetit përfaqësuesit e PD dhe LSI-së nxituan të bëjnë pikërisht këtë. Ata e shpallën kryeministrin të përfshirë në krim, e vizatuan atentatin si të paralajmëruar, madje shpallën edhe fazën e re të Vettingutt: atë me plumba.

Natyrisht, po aq sa janë legjitime dyshimet mbi kreun e qeverisë, për atë që ka ndodhur sot, po aq të pabazuara janë edhe “të vërtetat” e etiketimit të tij si vrasës.

Në këtë pikë, opozita nxitoi të bëjë të njëjtin gabim si Rama tre javë më parë, duke u vetëshpallur në pozicionin e atij që ka monopolin e së vërtetës. Dhe kjo është ndihma më e mirë që mund ti japësh atij që është në hall. Ta akuzosh pa prova për një gjë më të madhe sesa ajo për të cilën ai është kapur me preshë në duar.

Pikërisht këtë gafë bënë sot PD dhe LSI me akuzat e tyre të drejtpërdrejta. Ato bënë çmos për të krijuar fabulën se ishte Rama ai që e urdhëroi atentatin, duke anashkaluar atë që është e prekshme dhe reale: se sot u godit me kallashnikov mbi një njeri, të cilin pavarësisht nga aktet e tij,  shteti e kish shpallur publikisht si fajtor pa gjyq.

/Lapsi/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026
BOTA

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026
Para

Tatuazhi i ri i Mozzik, është pika e tij më e dobët! Kush është ajo?

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026