Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Siç shihet në foton e mëposhtme, në aksident është përfshirë një automjet tip “Audi”, i cili ka pësuar edhe dëme materiale.
Ende nuk dihet dinamika e aksidentit dhe nëse ka edhe persona të plagosur, ndërsa Policia Rrugore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet.
Mbrëmjen e djeshme, në të njëjtin aksin, në harkun e disa minutave u regjistruan tre aksidente me pasojë një të vdekur. Ndërsa në periudhën shtator-tetor, vetëm nga aksidentet rrugore janë regjistruar plot 35 viktima.