• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projekti ‘Serbia e Madhe’ dështoi/ Meta për gazetën egjiptiane: Shqiptarët kanë vetëm një projekt, që është …

17:56 : 25/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një intervistë për gazetën më të madhe egjiptiane “Al-Ahram”, ndërsa është ndaluar tek një sërë çështjesh,  të cilët shfaqin interes për jetën e qytetarëve shqiptarë.

Kreu i Shtetit theksoi se qytetarët shqiptarë kanë një projekt të përbashkët dhe ai është bashkimi i tyre në familjen e madhe të Bashkimit Europian.

I pari i Republikës është pyetur për idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, ndërsa shpjegoi faktin se pse kjo ide është e pamundur të realizohet: “Është shumë e rëndësishme të mbrohet sovraniteti i njerëzve në mënyrë që të ruhet sovraniteti i shtetit. Nuk është detyrë e Shqipërisë të luajë rolin e arbitrit në konfliktet dhe problemet që ndodhin në vendet e tjera.Të gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët. Ky është bashkimi me Europën. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është aspak e mundshme. Projekti “Serbia e Madhe” dështoi”-tha mes tjerash Meta.

Nga Ahmed El-Moslemany:

Ky ishte udhëtimi im i parë në Shqipëri, vendi me një histori të lashtë që daton që nga periudha ilire. Malet, luginat, fushat, deti Adriatik dhe deti Jon, brigjet, qytetet dhe fermat e bënë këtë vend, i cili ka një popullsi prej 3 milionësh, një destinacion turistik.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Aty takova Ambasadorin e nderuar të Egjiptit Mohamed Khalil, si dhe këshilltarët e Presidentit dhe profesorë të Universitetit të Tiranës, intelektualë dhe ekonomistë nga elita shqiptare.  Dhe më pas pata nderin të takoja Presidentin Ilir Meta.

E përshkrova në këmbë distancën nga hoteli në pallatin presidencial, sepse është shumë joshëse të ecësh në zona të përcaktuara për këmbësorë. Është gjithashtu e mundur që dikush të përjetojë historinë bashkëkohore të Shqipërisë vetëm duke ecur nëpër rrugët e saj. Këto ndërtesa datojnë që nga epoka mbretërore ku jetoi mbreti Ahmet Zogu, i cili ishte mik i mbretit egjiptian Farouk. Ato ndërtesa i përkasin epokës komuniste ku sundonte Enver Hoxha. Dhe ndërtesat bashkëkohore përfaqësojnë Shqipërinë e re.

Presidenti Meta posedon një entuziazëm tejet tërheqës; ai ka qenë ministër i jashtëm, kryetar i parlamentit dhe kryeministër. Ai ka një vizion të qartë për vendin e tij dhe botën. Ai gjithashtu sheh bashkëpunim strategjik të mundshëm në Pellgun e Mesdheut midis Shqipërisë dhe Egjiptit, sepse Egjipti është porta për Afrikën dhe botën Arabe. Po kështu, Shqipëria është porta për Ballkanin dhe Evropën. Të dy vendet bien dakord për modernitetin dhe paqen dhe kundërshtojnë ekstremizmin dhe luftërat.

Meta ishte presidenti i parë shqiptar që vizitoi Egjiptin në 60 vjet. Kur e pyeta për përshtypjen e tij, ai u përgjigj: “Unë isha shumë i lumtur që vizitova Egjiptin dhe takova Presidentin Abdel-Fattah Al-Sisi. Egjipti është një partner i rëndësishëm për ne. Shqipëria nuk është një vend i madh dhe nuk mund të ketë marrëdhënie me të gjitha vendet e botës. Por përmes Egjiptit ne mund të jemi miq të të gjithë miqve të saj. Shqipëria është e rëndësishme edhe për Egjiptin. Shqiptarët, të cilët janë në çdo pjesë të Ballkanit, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoni dhe në çdo vend tjetër, janë miq të vërtetë të Egjiptit. Kam vizituar projektet gjigande; Kanali i Ri i Suezit dhe Muzeu i Madh Egjiptian. Vlerësimi im është që Egjipti po ecën në drejtimin e duhur”.

Presidenti ka besim të plotë tek Evropa. Ai tha: “BE tani nuk është në gjendjen e saj më të mirë. Sidoqoftë, Bashkimi Evropian është ndërmarrja më e mirë njerëzore, ku përparimi ekonomik ecën paralelisht me përparimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarëve. Situata e BE do të përmirësohet pas reformave të reja. ”

Presidenti Meta beson se Ballkani Perëndimor do të bashkohet me BE një ditë dhe se kjo është në interes edhe të vetë BE-së. E gjithë popullsia dhe pesha e Ballkanit Perëndimor është e barabartë me Rumaninë. Kur e pyeta Presidentin shqiptar për pikëpamjen e tij për ngritjen e së djathtës populiste në Evropë, ai tha se kjo ishte prova e dështimit të së majtës. Për shkak se e majta, e cila solli modernizimin e Evropës, nuk mundi t’i përgjigjej kërkesave të njerëzve. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që kontinenti nuk do të rigjejë rrugën e nisur dhe mbledhë fuqinë e tij.

Presidenti shqiptar beson në paqen rajonale dhe kur e pyeta për marrëdhëniet e tij me Turqinë dhe Greqinë ai tha, “Marrëdhënia e Shqipërisë me Greqinë është jashtëzakonisht e rëndësishme … ne ishim dhe do të mbetemi fqinj. Të dy ne jemi anëtarë në NATO. Kemi një minoritet Grek në Shqipëri dhe ka një numër të madh të shqiptarëve që jetojnë në Greqi.

Lidhja jonë me Turqinë është gjithashtu historike. Ne kemi interesa të mëdha ekonomike dhe të dy jemi anëtarë në NATO. Por unë do të doja të shprehesha qartësisht se:  është e rëndësishme për Shqipërinë që problemet midis vendeve të tjera nuk duhet të ndikojnë tek ne. Nuk është detyrë e Shqipërisë të luajë rolin e arbitrit në konfliktet dhe problemet që ndodhin në vendet e tjera”.

Unë e pyeta presidentin për shqetësimin që ngrenë disa intelektualë në lidhje me “Shqipërinë e Madhe” dhe nëse kjo ide ishte serioze. Ai tha, “Të gjithë shqiptarët kanë një projekt të përbashkët. Ky është bashkimi me Europën. Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk është aspak e mundshme. Projekti “Serbia e Madhe” dështoi. Ne po jetojmë në një rajon të ndërlikuar. Nuk ka vend ‘të pastër etnikisht’ në Ballkan. Është çmenduri e plotë të flasim për projekte ekspansioniste në këtë aspekt.”

Unë i thashë Presidentit Meta se ai kishte paralajmëruar kundër përpjekjeve për të përçarë shoqërinë politike dhe për të krijuar një shtet paralel në Shqipëri dhe Kosovë, dhe e pyeta nëse ai ende besonte këtë.

Presidenti u përgjigj, “Ne po jetojmë në një botë në të cilën [ne shohim] ndikimin e personaliteteve apolitike dhe lojtarëve [të huaj], veçanërisht OJQ-ve. Këto janë pjesë e rreziqeve të globalizmit.

Është shumë e rëndësishme të mbrohet sovraniteti i njerëzve në mënyrë që të ruhet sovraniteti i shtetit.”

Takimi im me presidentin shqiptar zgjati për gati një orë. E vlerësoj shumë që ai më priti pavarësisht angazhimeve të tij të shumta dhe më pas pashë pallatin presidencial të mbushur me njerëz për shkak të pritjes së një vizite të kryeministrit italian. Presidenti kishte planifikuar të vizitojë Monakon dhe Japoninë në kuadrin e politikës së tij për të bërë miq me të gjitha vendet e botës.

“Historia e shtetit egjiptian shkon në më shumë se 7,000 vjet dhe ne kemi hasur në kufijtë tanë shumë luftëra dhe probleme për shekuj të gjatë. Sidoqoftë, një dhuratë e shkëlqyeshme erdhi përtej kufijve tanë dhe ne nuk mund ta harrojmë kurrë … Ai ishte udhëheqësi i vendit tonë me origjinë shqiptare Mohamed Ali Pasha,” i thashë Presidentit Meta.

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Vetting, The Serious Crimes Prosecutor is reconfirmed in office

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com