Ish-deputetja demokrate Grida Duma përmes një shënimi në Facebook u bën qytetarëve thirrje për protestë. Duke theksuar se protesta është forma më e mirë për largimin e Edi Ramës, Duma nënvizion”
“Sot më shumë se gjithmonë vlen protesta, vlen të përballet Rama me papranueshmërinë e largimit nga Europa. Sot duhet të thirret çdo demokrat të përfshihet në vendimmarrje, nga ish-deputetët tek ish-kryetaret e bashkive, tek senatorët politikë. Asnjë minutë për t’u humbur”