Përshëndetje nga Shingo, fshati që ndodhet 650 km në veri të Tokios, aty ku vendasit besojnë se prehet trupi i Jezus Krishtit.
Pas një pelegrinazhi në kodrat e tij të qeta, ju do ta gjeni veten në një zonë ku profeti i krishtërimit pati një jetë si fermer që mbillte hudhra, ishte baba i tre vajzave dhe jetoi deri në moshën 106 vjeçare. Të gjitha këto detaje të imtësishme shpjegohen në muzeun lokal “Jesus Museum”. Fshati Shingo ndodhet në prefekturën Aomori dhe ka një popullsi prej afro 2.500 banorësh.
Kur reporterja e ABC, Jill Colgan vizitoi Shingo-n ai tha se është e jashtëzakonshme sesi një qytet aspak i krishterë, duket kaq i dhënë pas Krishtit. Ama këta banorë kanë një arsye shumë të fortë për ta bërë këtë: Turizmi. Jill nuk e ka gabim, por legjenda e Jezusit në Shingo nuk është thjesht një trillim. Vendasit e besojnë vërtetë atë. Historia që ata tregojnë është me të vërtetë magjepsëse, po aq sa e pabesueshme, informon dritare.net.
Historia
Në moshën 21 vjeçare, Jezusi udhëton drejt Japonisë, ku studion me një mësues budist, një prift të quajtur Mt.Fuji. Në moshën 33 vjeçe, ai kthehet sërish në vendlindje për të predikuar dijen që mori në lindje ku ndeshet me një bandë romakësh të tërbuar.
Por asgjë për t’u shqetësuar, sepse sipas pllakës në varrin e tij, vëllai i vogël hipotetik i Jezusit, Isukiri, u vetëofrua që romakët të merrin atë në vend të Jezusit. Kështu Krishti i shpëtoi kryqëzimit. Pas kësaj ngjarjeje, Jezusi vendosi që të rikthej sërish në Japoni, duke marrë me vete veshin e vëllait të tij dhe një tufë flokësh të nënës së tij, Maries. Këto dy kujtime që mori Jezusi nga njerëzit e tij të dashur, janë të varrosura pranë varrit të supozuar të tij në fshatin japonez.
Në Shingo, Krishti besohej se ishte “një njeri i madh” por jo domosdoshmërisht mrekullibërës. Ai e ndryshoi emrin e tij në Torai Taro Daitenku dhe krijoi familjen e tij me një grua të quajtur Miyuko. Pasardhësit e drejtpërdrejtë të asaj linje gjaku, sot i përkasin familjes Sawaguchi, e cila është kujdesur qysh atëherë për vendin ku është varrosur Krishti, duke mos pranuar kurrë që ta hapin atë as për ta konfirmuar as për ta zhbërë legjendën.
Ekziston një muze pranë varreve, që ofron informacione dhe dëshmi të pretendimit të banorëve të këtij fshatit. Aty shpjegohet se për shkak të pranisë së Jezuit, vendasit filluan të mbanin rroba të denja për t’u veshur në Jeruzalem dhe i mbanin foshnjat e tyre në shporta si ato të Moisiut.
Deri në vitet 1970, banorët u bënin një shenjë në ballë të sapolindurve.
Interpretime të yllit të Davidit janë gjithashtu prezente dhe dialekti i vendasve është i ngjyrosur me fjalë të ngjashme me hebraishten, informon dritare.net.
Por a ka ndonjë gjasë sado të vogël të së vërtetës në këtë legjendë? Në fakt ekziston një hendek 12-vjeçar, një hendek 12-vjeçar i pa llogaritur në Testamentin e Ri.
Në një moment, pati disa dorëshkrime biblike që mund ta mbështesnin këtë histori, por zbuluesi i tyre Takeuchi u zhduk gjatë Luftën e Dytë Botërore. Kiyomaro Takeuchi në vitin 195 zbuloi disa dokumente 1900 vjeçare, të ruajtura në prefekturën Ibaraki, që dëshmonin se Jezusi arrosur në fshatin Herai në Aomori të Japonisë.
Dokumenti ishte aq autentik, sa qeveria japoneze e ndaloi atë për publikun dhe e mbylli në një muze në Tokio, i cili u bombardua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të gjitha dokumentat u shkatërruan.
Në Shingo tani ka vetëm transkriptime të dokumenteve të humbura që i kujtojnë vetëm vendasit më të vjetër.
Çdo qershor, njerëzit mblidhen për të festuar duke organizua një piknik të madh në kodrat rreth varrit të Krishti, duke kënduar këngë folk hebraike-japoneze. Kjo është pjesë e “Bon Festival”.
E megjithatë, edhe pse e besojnë fort këtë legjendë, vendasit nuk e shohin Krishtin si “Birin e Zotit”, por si një neri që bëntë mirë. Legjendat në fshat tregojnë sesi Jezusi udhëtonte në distanca shumë të largëta për të gjetur ushqim për fshatarët. Ai ishte njeri i madh në Japoni, por jo një profet./ Burimi: Messynessy.