Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar në rrjetet sociale grabitjen e rradhës nga kryebashkiaku Erjon Veliaj.
Goxhaj përmes një video denoncon se janë grabitur prona publike dhe private, përfshi edhe korsi makinash dhe biçikletash, me një qëllim ndërtimin e kullave të larta.
Bëhet fjalë për zonën pas Hotel Tiranës në qendër të kryeqytetit. Goxhaj shprehet se janë grabitur mbi 1500 m2, vetëm për ndërtimin e kullës së tyre.
“Ja si Eri Plehri grabit rrugën, korsinë e makinave & biçikletave, trotuarin, pronën private & publike, bllokon trafikun!
Me paratë tona!”, shkruan Goxhaj, duke postuar videon e mëposhtme.