• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qeverinë e ka zënë “sidroma e mandatit të dytë'”/ LSI: Shtresat vunerabël të shoqërisë shqiptare janë më të braktisur se kurrë

15:00 : 17/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-ministrja e Arsimit Nora Malaj ka reaguar në lidhje me shpërblimet e fundvitit nga qeveria ku shtresa e pensionistëve nuk do të përfitojnë asnjë lekë.

Nga selia e LSI-së, Malaj u shpreh se për fat të keq , shtresat vunerabël të shoqërisë shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe pensionistët janë, sot janë edhe më të braktisur se kurrë.

“Për koncesionet lekët nuk mungojnë, megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionisteve s’e ve njeri ujin ne zjarr.
Ky është një turp I madh, pasi pensionistët janë shtresa më e varfë, që duhet të trajtohen me dinjitet e të vlerësohen. Është e pafalshme dhe e dhimbshme të mendosh që pensionistet që jetojnë me sakrifica te tmerrshme ekonomike shteti nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët leket nuk mungojnë kurrë.” – deklaroi më tej Malaj.

Sipas saj vendi nuk mund të drejtohet duke dashuruar karrigen kryeministrore dhe duke përbuzur, fyer e denigruar qytetarët e këtij vendi.

DEKLARATË LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM NORA MALAJ

Lexo edhe:

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

SKANDALI. S’ka lekë për pensionistet për shpërblimin e fundvitit!? (VIDEO).

Për fat të keq , shtresat vunerabël të shoqërisë shqiptare, ku bëjnë pjesë edhe pensionistët janë, sot janë edhe më të braktisur se kurrë.
Qeverinë e ka zënë “sidroma e mandatit të dytë’ dhe po vrapo të përdorë Kuvendin , si noter të paligjshmërisë së vet , të vendimeve klienteliste , që përcaktojnë se cili oligark do të përfitojë me risk zero paratë e taksave dhe për 15 apo 20 vitet që vijnë.
Qeveria nuk guxon të vendos minimumin jetik ,se u mbetet hatri oligarkëve , pasi kështu do të detyrohen të rrisë çdo vit pagën nominale dhe për rrjedhojë edhe pensionet. E ndërsa demagogjia për moshën e tretë nuk ka të sosur, këtë vit si asnjëherë tjetër nuk po ju jep, as edhe një shtesë modeste , që jua ka dhënë edhe në vitet më të këqija.
Pa frikë, mund të themi që është një skandal dhe tragjedi që po ndodh në kurriz të kësaj shtrese. Vetë ministra në komisionin e ekonomisë e thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin, që u jepet pensionistëve për festat e fundvitit.

Ministrja vazhdon e thotë se të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistet mire dhe po nuk doli gjë prapë mire.
Thënë me një fjalë të vetëm mosha e tretë gjendet në mëshirë të fatit. Dhe kjo ndodh sepse qeveria nuk është e sigurt se do të mbledhë taksat, pasi biznesin e ka gjobitur me dhe pa ligj, se në këtë vend po pakësohen shanset minimale për njerëzit normal, se jeta në Shqipëri për këtë shtresë , pas ikjes masivisht të të rinjve, po kthehet në një situatë pashpresë dhe shumë të vështirë për t’u përballuar dhe për të jetuar me dinjitet, se qeveria nuk respekti asnjë rregull për barazinë e shtetasve të saj.
Qeveria e rilindjes e ç’organizuar, e dështuar dhe pa rezultate, nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo te ndodhe me te ardhurat publike.
Për koncesionet lekët nuk mungojnë, megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionisteve s’e ve njeri ujin ne zjarr.
Ky është një turp I madh, pasi pensionistët janë shtresa më e varfë, që duhet të trajtohen me dinjitet e të vlerësohen. Është e pafalshme dhe e dhimbshme të mendosh që pensionistet që jetojnë me sakrifica te tmerrshme ekonomike shteti nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët leket nuk mungojnë kurrë.
Është kollaj të predikosh për “bashkëqeverisjen me qytetaret” , por kur këtyre të fundit nuk ju jep as shpërblimin e fundvitit është e pafalshme dhe shumë denigruese.
Është kollaj të predikosh për “Shqipërinë solidare”, po është e dhimbshme të shohësh që vetë qeveria nuk është solidar, as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistet. Janë 650 mijë të moshuar në vendin tonë, që përveç pensioneve të ulëta , shërbimet e dedikuara për ta janë pothuajse jashtë standardeve dhe nevojës që ka kjo shtresë.
LSI dhe e gjithë shoqëria për këtë kategori të tejvuajtur, do të ketë dhe do të tregoj kujdesin maksimal, duke filluar nga përcaktim dhe njohja e përvitshme e minimumit jetikë të jetesës, me pagë minimale të rritur në jo më pak se 300 euro në muaj dhe pensionet e rritura mbi këtë bazë.

Nuk mund të drejtohet vendi duke dashuruar karrigen kryeministrore dhe duke përbuzur, fyer e denigruar qytetarët e këtij vendi.
Duket një tjetër vizion social kulturor ndaj moshës së tretë. Duam apo nuk duam, ajo është e “nesërmja” e të gjithëve, edhe atyre që sot janë në kopshte dhe as që e perceptojnë dot se ç’do të thotë një tjetër moshë nga ajo e tyrja. Kjo qeveri tashmë ka dështuar drejt politikave dhe standardeve për moshën e tretë .
Në vitin1989 Kofi Anan do të thoshte se : “Një shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon personat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicionalë në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën.”
Në vitin 2019 jemi ende shumë larg vlerësim dhe vëmendjes së kësaj kategorie nga qeveria , duke treguar se tashmë ajo ka dështuar në këtë mision.
Faleminderit!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025
BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
Para
FOTO ILUSTRUESE

Gjendet një person i vdekur në rrugë nga banorët, dyshimet (EMRI+FOTO)

TË GJITHA

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025

EMRAT/ Arrestohen 2 shpërndarës droge në Lezhë, nën hetim dhe një i mitur

11:28 : 01/11/2025

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025

VIDEO/ Zbulohet një “shtëpi bari” për tharjen e kanabisit në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari

10:46 : 01/11/2025

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025

“Ky është dëbim”/ Projekti TID shemb historinë e dhjetra familjeve në Durrës

10:25 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com