• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ç’ka harruar opozita që nga koha e “revolucionit”

18:36 : 16/10/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës nuk e ka të vështirë të dallojë një ndryshim jo të pa rëndësishëm. Në periudhën e para 30 qershorit, ose më mirë të themi, në kohën kur ende nuk kishte vdekur opsioni i përballjes flakë për flakë dhe dhëmbë për dhëmbë, slogani i saj ishte: “nuk ka zgjidhje me Ramën kryeministër, ajo kalon përmes një qeverie tranzitore”.

Po të vërehet sot, të dyja këto kushte të pa negociueshme kanë rënë. Askush nuk e përmend më as largimin e Edi Ramës dhe aq më pak një qeveri teknike, tranzitore apo ekspertësh, që do të qëndronte një periudhë relativisht të gjatë dhe do të përgatiste disa standarde, jo vetëm për zgjedhje të ndershme, por edhe për një shoqëri më të ekuilibruar, për kontroll më të madh pushtetesh, për një sistem të ndryshëm zgjedhor dhe për korigjime të nevojshme kushtetuese.

Bashkë me protestat, molotovët, njollat e zeza mbi dritaren e Ramës ka rënë edhe mbrojtja e këtyre parimeve. Tani slogani i ri i opozitës është: “Zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme”.

Por, ky ndryshim kursi i artikuluar nga disa prej udhëheqësve kryesor të saj ka disa probleme serioze.  Dhe ato nuk qëndrojnë vetëm në faktin se ikja e Ramës nuk përbën më një kusht të panegociueshëm. Kjo tërheqje që edhe e vetme do të mjaftonte për të dekurajuar militantët e PD dhe LSI, është e keqja më e vogël. Sepse ajo pasohet automatikisht nga një tjetër: Duke u përballur në zgjedhjet e parakohshme që i sheh si “zgjidhjen e vetme” me Ramën kryeministër, opozita do të përballet njëkohësisht me falangat e banditëve të tij, me grabitësit e votave, me pushtetin e oligarkëve që rrjepin prej shtatë vitesh buxhetin e shtetit, me armiqësinë e mediave të mëdha që janë shndërruar në autoporlantë të qeverisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

Kështu mposhtja e Ramës bëhet një mision pothuajse i pamundur edhe sikur 100 palë zgjedhje të parakohshme të organizojë ai vetë.

Por edhe sikur të imagjinosh që kjo mrekulli ndodh, pra që pesha e skandaleve, korruptimi deri në palcë, dështimi me negociatat, zbrazja e buxhetit, ta shkërmoqin këtë pushtet autoritar, ky do të qe një rotacion që nuk do ti duhej këkujt.

Pra nëse në një situatë hipotetike, me zgjedhje të parakohshme, do kishim një rokadë të Lulit me Edin, ku lideri i ri, kushdo që të ishte, do të kishtë në dorë të bënte sërish natën e fundit, listat personale të deputetëve, pastaj të zgjidhte pa pyetur askënd ish kurtizanet e tij për ministre, pastaj të ruante privilegjin kushtetues të pothuajse pa rrëzueshmërisë nga kuvendi, pastaj ta kapte pushtetin deri në atë pikë sa të ndikonte mbi prokurorinë dhe gjykatat e reformës së re në drejtësi, ky lloj rrotacioni do të qe i pa dobishëm. Sepse ai nuk do të pillte asnjë farë ndryshimi.

Kur nën ethet e rrevolucionit, nën efektin e molotovëve dhe protestave të vazhdueshme, opozita propozonte një qeveri tranzitore, me ca objektiva për të shtruar shtratin e transformimit të shoqërisë, ajo afroi me shpresë rreth vetes edhe njerëz dhe individualitete përtej elektoratit të saj të zakonëshëm. Dhe ata u joshën jo ngaqë donin Bashën, Kryemadhin apo Berishën, por sepse i grishte sfida e një ndryshimi sado të vogël. Dhe kjo shtresë që përbën tharmin e pjesë gri të elektoratit, ka herë pas here forcën për të ndryshuar ekuilibret në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Duke u sjell si tani, duke harruar gjithçka përpos zgjedhjeve të shpejta, opozita rrezikon të humbë shumë.

Ajo riskon njëkohësisht të dekurajojë edhe militantët e saj radikalë që nuk e honepsin dot kryeministrin aktual edhe atë pjesë jashtë saj që e afroi me premtimin e një ndryshimi cilësor.

Prandaj, sa nuk është vonë, nëse nuk ka më këllqe të organizojë protesta dhe të ndezë zjarr, opozita duhet ti kthehet së paku ideve që i mbajtën ndezur të parat.

Përndryshe, duke besuar tek marrëveshjet e fshehta dhe zgjedhjet e parakohshme që mund ti’a zgjasin si cohën e kuqe një demi budalla, ajo nuk do të prodhojë dot rrezultat tjetër, përpos atij që mori në qershorin e 2017-ës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
BOTA

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025
SHOW BIZ

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025
Para

Arkeologët bëjnë zbulimin e madh/ Gjejnë 20 arkivole antike në një gropë të madhe

TË GJITHA

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025

VIDEO/ Protesta masive në Tel Aviv, mijëra izraelitë kërkojnë fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve

22:35 : 17/08/2025

Sekretari amerikan i Shtetit: Paqja për Ukrainën mund të mos vijë

22:10 : 17/08/2025

EMRAT/ Sherr për një Jet-Ski në Ksamil, shoqërohen tre persona

21:50 : 17/08/2025

Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare ylli i “Superman”

21:29 : 17/08/2025

Vuçiç u shpall “luftë” studentëve protestues: Do të ketë arrestime dhe reagim të ashpër

21:12 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com