Tesi Basho, i arrestuar nga policia shqiptare, tre vite pas arratisë së bujshme nga burgu i Rebias në Romë, është përmendur disa herë nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Arratia e bujshme nga burgu i Romës, arrestohet i shumëkërkuari
Berisha, përmes disa reagimeve përmes faqes së tij në Facebook, ka denoncuar se Tesi Basho ka pasur mbështetjen e policisë në Vlorë e Selenicë, pas arratisë nga burgu i Romës.
“Erdhi me skaf nga Italia”
Në shtator 2018, ish-kryeministri Sali Berisha denonconte, se Basho kishte ardhur nga Italia në Shqipëri me skaf në mënyrë klandestine. Berisha publikonte një mesazh ardhur në adresë të tij, ku dërguesi prezantohet si pnonjës policie.
“Pershendetje nga Vlora Doktor Berisha. jam punojes policie dhe po ju jap disa te dhena ti beni publike.Gjendja ne. Lore sot esht me kritike se kurr,bandat e lidhura me Xhafen dhe qeveritare te tjere bejne ligjin,nje vrases shume i rezikshem po leviz lirshem prej kohesh ne Vlore.ai quhet Tesi Basho dhe eshte njeri nga 3 te aratisurit nga burgu i Rebibbia ne Rome ne daten 27.10.2016.eshte i denuar ne shtetin italian me burgim te perjetshem ( ergastro )pere vrasje te dyfisht.prej aratisjes se tij nga burgu dhe ardhjes ne shqioeri me gomonet e trafikut,ne Vlore perflitet shume se ai eshte autori i disa ngjarjeve shume te renda kriminale te ndodhura si,vrasje,grabitje,gjob venie,dhe rembim personi me zhdukje te kryera keto kundrejt pagesave dhjetera mijera euroshe ne bashkepunim me grupet kriminale.Tesi Basho lindure ne Selenic dhe banues ne Selenic dhe Vlore shihet te levizi lirshem ne qytet dhe nepere ambiente publike me nje automjet Toyota Land Cruis te Blinduar.ai leviz ne shoqerin e te fortit te Selenices dhe nen garancin e tij pere te mos ta prekure kushe nga policia e shtetit ne Vlore.i forti i Selenices quhet Ferdinand Llanaj, njihet edhe me pseudonimet si ( Robi Batos ) ose ( Robi nga Selenica ) Robi ne Vlore eshte shume i pushteçem,dhe njihet si kapo band dhe eshte drejtus i nje grupi shume te fuqishem kriminal qe bashkepunon ngusht edhe me grupe te tjera kriminale.Ferdinand Llanaj dhe vellai i tij Klodi kane ne perdorim 4 automjete te Blinduara.njera prej te cilave e blere se fundmi qindra mijera euro nga te ardhurat e aktivitetit tetyre kriminal.eshte tip Toyota Land Cruis ngjyre zeze e vitit 2014 me targe AA 495 UE.automjetet e tjera jane,Mercedes Benz S clas AA 125 NZ. BMË seria 7 ngjyre blu e heret AA 999.. dhe fuoristrad Land Rover Discovery me ngjyre te bardh me targe Kosove 01 127 CU.Robi Batos eshte vrases, dhe eshte sponsor i fuqishem i partis ne pushtet dhe ne bashkepuni me grupin e tij kriminal mere pjese nepere fushata elektorale.ka investuar edhe ne rindertimin e postes te policis ne Selenic aty ku era e shtetit pere te dhe banden e tij nuk ndihet fare.Robi batos Doktor, ka 2 gomone te fuqishme me 4 dhe 3 motora mbi 10 metershe te gjata me te cilat ka sjelle edhe te aratisurin nga burgu i Italis drejt Vlores dhe e ka perdorur pere ngjarje te renda kriminale.dhe pritet ta perdori pere interesat e partis ne fushaten e ardhshme elektorale.gomonet e fuqishme i perdor pere transportimin e lendeve narkotike qe ka stok me tonellata dhe te parcelave gjigande qe ka aktualisht ne zonen e Selic Trebloves ,dhe pere transportin e armeve drejt Italis Greqis dhe Turqis dhe anasjelltas.keto te dhena qe po ju jap Doktor Berisha jane 100 perqind super te sigurta.i keni te gjitha muncit pere ti verifikuar dhe ti beni publike.kam shum respekt dhe ju uroj gjithe te mirat nga Vlora…, thuhej në mesazh.
Plagosja në Vlorë
Në Janar, po duke iu referuar një mesazhi ardhur në adresë të tij, ish-kryeministri denonconte se Tesi Basho u plagos në një ngjarje të ndodhur në Vlorë, por ky fakt u fsheh nga policia.
“Pershendetje i nderuar Doktor Berisha. Jam nje oficer krimesh ne komisariatin e Vlores dhe dua tiu informoj ju dhe gjithashtu te bej publike fakte nga ngjarja qe ndodhi para dy ditesh ne Vlore pikerisht me date 14 janar ne oret e pasdites ku u plagosen me arme dy persona dhe vetem njeri nga kta te dy pikerisht Mikel Mehmetaj u be publik kurse personi i dyte i identifikuar nga policia e shtetit me ane te kqyrjes se kamerave te siguris se nje ambienti ne afersi te vendit ku ndodhi ngjarja rezulton se ky person ishte i shume kerkuari nga shteti Italian, nga Interpoli dhe gjithashtu nga organet tona ligjzbatuese Tesiljan (Tesi) Basho i cili eshte nje person me rezikshmeri shume te larte. Me urdher nuk u lejua te behej publike”, thuhej në mesazh.
“Dasmë në Selenicë”
Në një tjetër denoncim, Berisha shprehej se Basho, edhe pse në kërkim nga Italia lëvizte i qetë në Selenicë, madje shfaqej edhe në dasma.
Në mesazhe, thuhej:
“Doktor. Lidhur me mesazhin tuaj të djeshëm desha të shtoj se Tesi Basho, që u martua dhe bëri dasëm nën mbrojtjen e Policisë, është arratisur nga burgu në Itali.
I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy italianëve, shëtit i lirë nëpër Vlorë.
Në Selenicë, bashkë me Robi Llanaj, ka ngritur perandorinë e krimit të gjithë Vlorës.
Policia në Selenicë është e terrorizuar nga banda, që ka kontroll në të gjithë zonën. Askush s’flet.
Grabitjet pasojnë njëra-tjetrën. Drejtoria e Policisë së Vlorës ka dijeni për këtë situatë, por askush nuk vepron. Terror ditën dhe natën në të gjithë Selenicën”.
***
“Përshëndetje zoti Sali.
Jam një efektiv dhe denoncoj rastin më të freskët që këtë shtet e ka marrë lumi.
I shumëkërkuari për vrasje dhe trafik narkotikësh, Tesilvano Basho, sot bën ceremoninë e martesës i mbështetur nga shumë kriminelë të tjerë që kanë terrorizuar rrugët e Selenicës dhe fahatrat përreth.
Kam informacion se dasma organizohet sot rreth orës 21 në mbrëmje; të ftuar janë të afërm të vajzës dhe të familjes së tij si dhe shumë kriminelë të tjerë si Llanajt dhe shokë të tjerë të shumtë me precedentë kriminalë .
Ky është shteti ynë i nderuar, një shtet i pasigurt 100%, ku kriminelët dhe ata që janë në kërkim mund edhe të martohen shumë thjesht si njerëz normal.
Faleminderit i nderuar.
Dasma organizohet 50 metra larg nga stacioni i Policisë. Informacion 100% i sigurt.
Respekt për ty Doktor”.