Partia Socialste ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar, ndërkohë që janë zabrdhur edhe detaje nga zhvillimi i mbledhjes. Burime bëjnë të ditur se në mbledhje është diskutuar për përgjigjen e Komisionit të Venecias, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Mësohet se në mbledhje ka folur vetëm kryeministri Edi Rama i cili është shprehur se “për Metën do të presim raportin përfundimtar të Venecias”.
Rama u është drejtuar deputetëve se brenda pak orësh do të publikohet edhe raporti përfundimtar. Më pas Komisioni i Posaçëm hetimor do të marrë në dorë këtë raport dhe do të vijojë procedurat.
“Do presim publikimin e raportit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Më pas do hartohet një dokument shpjegues me të gjitha hapat që duhen ndjekur,”– mësohet të jetë shprehur kryeministri.