Një 65-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit, me akuzën e kanosjes, dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin Q.L., 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka kanosur me sopat bashkëshorten dhe djali e tij .
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.