Rreth 1 muaj më parë, DPSHTRR-ja e drejtuar nga Blendi Gonxhe njoftonte arritjen e madhe, atë të dërgimit për skrap të targave të automjeteve që kishin dalë jashtë qarkullimit.
Por sot, Gonxhja ka njoftuar një tjetër arritje të madhe, i ka gjetur zgjidhje xhamave të zinj të atutomjeteve. Madje për zgjidhjen e këtij halli, Gonxhja ka zhvilluar dëgjesa, por është konsultuar edhe ndërkombëtarisht. Pra zgjidhja që ka gjetur duket se ka marrë edhe ekspertizën ndërkombëtare.
Nuk dihet nëse në konsultimet ndërkombëtare janë përfshirë Venecia, OSBE apo Soros.
“Tjetër LAJM i MIRË për qytetarët! Merr zgjidhje një shqetësim për gjithë drejtuesit e mjeteve! Pas dëgjesave dhe konsultimit të praktikës ndërkombëtare, DPSHTRR propozoi rregullimin nënligjor dhe MIE miratoi Udhëzimin Nr. 5, dt. 07.10.2019 “Për miratimin dhe certifikimin e xhamave të errësuar me materiale të fabrikuara dhe të homologuara nga prodhuesi, për përdorimin e tyre në autovetura”! 🙏
DPSHTRR ngarkohet për hartimin e rregullores përkatëse të shërbimit më të ri, që do nisë nga 21 Tetori 2019 pranë gjithë drejtorive rajonale e shoqëruar me info e orientime online që do pasqyrohen në ëëë.dpshtrr.gov.al në ditët në vijim! Merr fund një stres 30 vjeçar – me xham, pa xham, e ke s’e ke! 🤦🏻♂️
E drejta për të errësuar xhamat e autoveturave zyrtarizohet dhe bazohet mbi kritere cilësie e sigurie në përputhje me dispozitat ndërkombëtare!”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR.














