Sipas Institutit të Gjeshkencave, sot pasdite (e enjte, dt.10) dhe nesër (e premte, dt.11) priten reshje të dobëta ose lokale të dobëta në disa qarqe të territorit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 27 °C
në vendet e ulëta: 17 / 28 °C
në vendet malore: 12 / 21°C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.