Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi ka rikthyer në vëmendjen e debatit politik çështjen e koncensionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ku iu drejtua kryeministrit Edi Rama me 6 pyetje të cilave sipas LSI-së, ai duhet t’u përgjigjet.
Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Kërpaçi deklaroi se faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro më shumë që u merren familjeve shqiptare dhe shkojnë për oligarkët dhe ata që paratë s’dinë ku t’i fusin.