• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë/ Berisha: Ndryshim historik, mirënjohje dhe për Haradinajn që ndali Vuçiçin dhe argatët shqiptarë

16:21 : 07/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vlerësuar zgjedhjet e djeshme në Kosovë, duke i cilësuar ato si një mësim i madh qytetarie dhe respekt ndaj vlerave demokratike dhe lirisë.

Ai ka uruar fituesit e këtyre zgjedhjeve, duke e cilësuar fitoren e VV-së dhe LDK-së si një ndryshim historik.

Gjithashtu ish-kreu i qeverisë shpreh mirënjohje dhe për ish-kryeministrin Ramush Haradinaj i cili u bë një bllokadë e fortë ndaj planeve ogurzeza të Vuçiçit dhe argatëve shqiptarë për ndarjen e Kosovës.

Ja postimi i Berishës:  

Ne zgjedhjet e djeshme parlamentare historike fitoi ndryshimi, fitoi Kosova!

Lexo edhe:

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

Miq, se pari dua te uroj nga zemra qytetaret e Kosoves per rregullin, civilitetin me te cilat ata zhvilluan dje zgjedhjet parlamentare dhe besimin qe u dhane mençurisht partive te opozites.

Uroj qe zgjedhjet ne Kosove me modelin e tyre te frymezojne shqiptaret ne Shqiperi per nje proces zgjedhor te lire dhe te drejte.

Miq, dje qytetaret e Kosoves me voten e tyre votuan ndryshimin!

Ata, bazuar ne rezultatet pothuaj perfundimtare u rezervuan me besimin e tyre ne zgjedhjet e djeshme partive opozitare te Kosoves, LVV dhe LDK, vendin e pare dhe te dyte me nje diference fare te vogel.

Ndaj dhe nje urim te perzemert le ti dergojme ne miq sot zotit Albin Kurti, kryetarit te Levizja Vetvendosja per fitoren ne zgjedhjet parlamentare te djeshme ne Kosove dhe daljen per se dyti radhas te Levizjes qe zoti Kurti udheheq force e pare politike ne Kosove.

Qytetaret e Kosoves duke votuar dje per parti te pare Levizjen Vetvendosja, programin, Liderin e saj Albin Kurti dhe vizionin e tij votuan per ndryshimin qe ata prisnin per te ardhmen e tyre dinjitoze me te mire, ne nje Kosove te zhvilluar, te begate qe ecen si vend sovran ne rrugen e integrimit te saj rajonal, europian dhe euroatllantik.

Miq, ju ftoj qe me kete rast te urojme perzemersisht kryetarin e LDK zotin Isa Mustafa dhe udheheqesen e LDK ne fushaten zgjedhore te Kosoves, zonjen Vjosa Osmani per rezultatin qe arriten dhe rritjen e mbeshtetjes popullore per Lidhjen Demokratike qe u shenua ne zgjedhjet e djeshme.

Shpreh bindjen time se LDK, udheheqja e saj do te perdore kete besim te madh te qytetareve si gjithnje ne interesin me te mire te tyre dhe te Kosoves ne rrugen e konsolidimit te pavaresise, zhvillimit, prosperitetit dhe integrimeve rajonale, europiane, euroatllantike.

Une dua te pershendes gjithashtu forcat politike te Kosoves qe dolen dje ne opozite per menyren e pranimit te rezultatit dhe te rotacionit te pushtetit.

Miq, nje mirenjohje te veçante te shprehim per te gjithe ata drejtues, deputete dhe personalitete te spektrit politik, mediave dhe botes akademike te Kosoves dhe ish kryeministrit Haradinaj qe me guxim, vendosmeri bllokuan ne kushte te presioneve te jashtezakonshme e te pamerituara projektin e krijimit te Serbise se Madhe, ne kurriz te integritetit territorial, sovraniteti, kushtetutes dhe pavaresise se Kosoves te serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argateve te trojkes shqipfolese albanofobe!

Zoti e bekofte Kosoven, qytetaret e saj dhe voten e tyre! sb

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025
SPORT

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

22:13 : 30/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025
AKTUALITET

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025
SPORT

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

21:48 : 30/06/2025
Para

Plagosja me thikë, në pranga biznesmeni

TË GJITHA

Dosja “Partizani”/ Sqarimi i avokatit Beçi: Ja pse dështoi gjyqi i sotëm për Berishën

22:13 : 30/06/2025

Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit

22:13 : 30/06/2025

Bushati: Rama po kthen SPAK-un dhe bashkitë në vegla politike

22:05 : 30/06/2025

Shkullaku: Kur në një pushtet shtohet autoritarizmi, aq më i shpejtë është fundi i tij

22:01 : 30/06/2025

Gjyqtarja kërkesë për dorëheqje/ Avokati i Berishës: Nuk mendoj se Elsa Ulliri ndikohet nga Andia

21:49 : 30/06/2025

E konfirmon Panathinaikos, 18-vjeçari shqiptar i bashkohet ekipit të parë

21:48 : 30/06/2025

Zjarr në Nartë të Vlorës, ja çfarë dyshohet

21:35 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com