Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e sotme. Ai tha se nga nesër do të nisë punën për formimin e qeverisë, ndërsa u zotua para mediave se do të punojë fort për vendosjen e shtetit të Kosovës në binarët e drejtësisë.
Ai tha se me Shqipërinë nuk do të ketë më marrëveshje vetëm në letër, por ato do të jenë reale.
“Sot do të jemi në festë në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa prej nesër do të vijojmë me formimin e qeverisë, e cila do ta vendosë Kosovën në binarët e drejtësisë. Ne do të forcojmë shtetin tonë dhe do ta zvogëlojmë qeverinë, prandaj do shihni më pak pushtet dhe më shumë shtet”-tha mes tjerash, Albin Kurti, ndërsa iu bashku simpatizantëve të VV-së në podiumin e festës, i cili është ngritur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.