Dy kamionë, njëri prej të cilëve transportonte grurë, janë përfshirë në një aksident në aksin pranë ish UMB në Fier.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa raportohen dëme materiale dhe një bllokim i trafikut në këtë aks rrugor.
Policia ka nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit, i cili është i dyti i ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier.