• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria gjithnjë e më e plakur/ Shtohet me 22% mosha mbi 80 vjeç

08:42 : 03/10/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me shpejtësi.

Vetëm në 10 vitet e fundit numri i individëve mbi 85 vjeç është rritur me 22%, ndërsa në krahasim me një vit më parë me 5%.

Të dhënat e INSTAT mbi popullsinë raportojnë se në 1 janar 2019 kishte në Shqipëri 24,186 të moshuar mbi 85 vjeç, nga rreth 23 mijë që përllogariteshin në 1 janar të vitit 2018.

Me hyrjen e mijëvjeçarit të ri, numri i të moshuarve ka pësuar rritje drastike. Kështu sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2001 kishte vetëm 14,866 persona të moshës mbi 85 vjeç, apo rreth 40% më pak se sa ka aktualisht.

Plakja e popullsisë, sigurisht, që do të shoqërohet edhe me pasoja në ekonomi. Me rritjen e të moshuarve bie edhe produktiviteti i popullsisë dhe njëkohësisht kërkohen që të rritet numri i kapaciteteve për kujdesin shëndetësor. Shpenzimet për pensione rriten, në të njëjtën kohë kur ulet numri i kontribuuesve.

Lexo edhe:

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatare së BE-së

Macron emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si kryeministër

Njëkohësisht, me plakjen e popullsisë po ndodhin edhe fenomene të tjera që po ndikojnë në ndryshimin e strukturës demografike në vend, siç është emigracioni. Me largimin e të rinjve do të rritet edhe nevoja për shtëpi ku ofrohet përkujdes ndaj të moshuarve.

Europa po moshohet gjithashtu

Në një publikim të Eurostat thuhet se deri në 2050 pritet që numri i njerëzve që e kanë kapur moshën 100 pritet të arrijë në 500 mijë, ndërkohë që në vitin 2018 ishin 106 mijë. Eurostat ka njoftuar publikimin e një studimi mbi plakjen e popullsisë europiane të cilët do ta publikojë me 18 tetor.

Studimet dhe projeksionet mbi ndryshimet demografike janë shumë të rëndësishme për vendimmarrësit për të hartuar politika sa më efikase.

Ndërkohë që Kombet e Bashkuara parashikojnë se midis viteve 2017 dhe 2030, numri i personave të moshës 60 vjeç ose më shumë në botë parashikohet të rritet me 46%.

Projeksionet e zymta, ne 2100 do jemi më të moshuarit e Ballkanit

Projeksionet e popullsisë janë të zymta, ku sipas OKB-së parashikohet që deri në 2100 të arrijë në 1.75 milionë banorë.

Të dhënat janë edhe më të trishta kur bëhet fjalë për parashikimin e moshës mediane të popullsisë shqiptare në 2100, prej 53.2 vite, më e larta në rajon. Nga vendi me popullsinë më të re, shqiptarët do të jenë shumë shpejt “pleqtë” e Ballkanit Perëndimor.

Pas Shqipërisë, projeksionet parashikojnë se moshën më të lartë mediane do ta ketë Mali i Zi me 50.3 vjeç, pasuar nga Bosnjë dhe Hercegovina me 49.8 vjeç, Serbia dhe Maqedonia me 48.7. Ndërsa mosha mediane në botë përllogaritet që deri në 2100 të jetë 41.6.

Ndërkohë që 50 vjet më parë, Shqipëria kishte popullsinë mediane më të re të rajonit me një moshë mediane prej 19.6 vjet, madje më të ulët edhe se mosha mediane botërore prej 21.5 vjet. Mosha mediane në Serbi në 1970 përllogaritej 11 vite më e lartë se në Shqipëri, prej 30.1 vitesh./Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatare së BE-së

09:30 : 10/09/2025
BOTA

Macron emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si kryeministër

09:15 : 10/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

09:09 : 10/09/2025
BOTA

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen e NATO-s

09:01 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025
AKTUALITET

VIDEO/“Ambasadorët bio”, gafa e Mirela Kumbarës në “Diplo2025”: 110,000 turistë vizituan Spanjën në vitin 2024

08:43 : 10/09/2025
Para

Rama shkarkon dy zyrtarë të lartë të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës (EMRAT)

TË GJITHA

Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatare së BE-së

09:30 : 10/09/2025

Macron emëron ish-ministrin e Mbrojtjes si kryeministër

09:15 : 10/09/2025

EMRI/ Në kërkim nga Italia për vjedhje, arrestohet 35-vjeçari nga Bulqiza në Kakavijë

09:09 : 10/09/2025

Dronët rusë shkelën hapësirën ajrore, Polonia aktivizon mbrojtjen e NATO-s

09:01 : 10/09/2025

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

08:45 : 10/09/2025

VIDEO/“Ambasadorët bio”, gafa e Mirela Kumbarës në “Diplo2025”: 110,000 turistë vizituan Spanjën në vitin 2024

08:43 : 10/09/2025

Vjeshta sjell ndryshime! Ja kujt do t’i lulëzojë puna dhe kush do të ketë momente të vështira

08:40 : 10/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com