• Kontakt
Sunday, June 7, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Largimi: Çfarë plage po rrjedh!

16:08 : 02/10/2019
në BOLD BLOG, SOCIALE

Lexo edhe:

Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin dhe 4 kërkesat e protestuesve

I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, gjykata lë në burg Sajmir Kolaverin

Nga Edlira Gjoni

Në një sallë me 120 gjimnaziste maturantë, pas një filmi për emigracionin, i pyeta të panishmit: “Ndonjëri prej jush do ikë nga Shqipëria”?

U ngritën aq shumë duar sa nuk u besoja dot syve. Ndryshova pyetjen: “Sa prej jush NUK duan të ikin nga Shqipëria”? – pyeta e shastisur. Mezi u ngrit një dorë në cep.

“Ngrije dorën pak më shumë të lutem,- iu drejtova me fjalë e me shpresë.- Na thuaj edhe për këta 119 të tjerët arsyet e këtij vendimi të bukur”

Ajo hezitoi pak. “Do merrem me politikë” – tha, pak si me droje.

Po këta të tjerët? Çfarë di një 17 vjeçar se ç ‘është ikja? Pse 119 veta nga 120 ishin pjesë e kësaj psikoze të frikshme?

Nga forum, e ktheva në fokus grup masiv pa asnjë rregull shkencor, por shokues për gjendjen me të cilën u përballa.

“Djali aty në mes, që po kërkon mikrofonin me duar e me këmbë, pse do të ikësh? Çfarë e shtyn një 17-vjecar të ketë këtë mendje”?

“Nuk kam besim se do gjej punë”

“Po ti je 17 vjeç. Akoma në gjimnaz. Ke edhe 5 vjet sa të mbarosh universitetin”

“Kam vëllain e motrën në shtëpi me universitet. Me punë në Call Centre motra. E në dyqan elektroshtëpiakesh vëllai”

“Po dhe po ike, a nuk janë këto punët që iu presin”

“Po jo me këto rroga. E jo me këtë gjendje”

Ia rrëmbejnë mikrofonin nga dora njëri-tjetrit.

“Unë dua të iki të studioj në Finlandë, që kur të mbaroj, të gjej punë atje më kollaj”

“Unë dua të iki në Danimarkë. Atje nuk dalin politikanët në televizor e ngasin makina si të tjerët”

“Unë edhe në Turqi shkoj, vetëm të mos i shoh më këta njerëz që na mbytën që kur kemi lindur”

“Unë po bëj çdo përpjekje të shkoj në SHBA se atje kam mundësi më të shumta”

“Më ka dalë bursa për në Izrael. Do shkoj me idenë që të rri andej”

17 vjecarë! Shokimi i parë nuk më linte të analizoja ftohtë.

Thjesht mendoja që janë viktimë e një psikoze të çoroditur, kur të gjithë duan të ikin nga gjithçka.

Por mbyllja e shkollave, e klasave, e regjistrimeve më të ulëta se kurrë më parë nëpër shkolla, e bllokon logjikën fare.

“Po c’nxitoheni kot? Prit ta provoni ju në kurriz politikën e punën. Ka punë për të tërë. Në portalet publike, në sektorin privat, në organizatat ndërkombëtare” – po mundohesha të isha motivuese.

“Po çfarë thua? Falso të gjitha! Shteti gënjen. Vetëm me parti. Privati të shfrytëzon me 150 mijë lekë rrogë. Organizatat ndërkombëtare janë rrjeta merimangash. Asnjë lajmërim për punë i tyre nuk është i vërtetë. Fake news i kanë të tëra!”

Edhe flisnin me aq mllef e bindje, sa të çarmatosin qartësinë.

“Madje edhe trajnimet i kanë qesharake. Nuk duam të vemi më. Trajnim, trajnim!. Do e ndryshojnë botën nga sallat e konferencave këta”?

“Do ikim që c’ke me të. Mirë punë e para që s’ka, por as respekt për ne nuk ka këtu…”

Jam e shokuar!

Nuk e di nëse i njihni 17-vjecarët e sotëm!

Nuk hanë politikë. Nuk e njohin propagandën. Janë imunë ndaj idiotësive e gënjeshtrave në emër të tyre.

Çfarë drame! Sa i gjatë paska qenë ky tunel?!

Zbrazja nuk mbaron deri sa baronët e politikës të falin njëri-tjetrin e të nisim edhe një herë nga viti zero në drejtësi!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin dhe 4 kërkesat e protestuesve

12:12 : 07/06/2026
AKTUALITET

I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, gjykata lë në burg Sajmir Kolaverin

11:55 : 07/06/2026
AKTUALITET

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës

11:42 : 07/06/2026
AKTUALITET

Ramës nuk i del e keqja me protestuesit: Po me Paketën e Maleve ç’kanë “flamingot e Bulevardit”?

11:33 : 07/06/2026
AKTUALITET

Protestë në Lushnjë për gjendjen e spitalit, qytetarët marshojnë drejt Bashkisë

11:18 : 07/06/2026
AKTUALITET

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

11:05 : 07/06/2026
Para

Përgjigja epike/ Nard Ndoka i jep ‘goditjen’ e fortë Edi Ramës

TË GJITHA

Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin dhe 4 kërkesat e protestuesve

12:12 : 07/06/2026

I përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit, gjykata lë në burg Sajmir Kolaverin

11:55 : 07/06/2026

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës

11:42 : 07/06/2026

Ramës nuk i del e keqja me protestuesit: Po me Paketën e Maleve ç’kanë “flamingot e Bulevardit”?

11:33 : 07/06/2026

Protestë në Lushnjë për gjendjen e spitalit, qytetarët marshojnë drejt Bashkisë

11:18 : 07/06/2026

“Erdhi policia, i thashë”/ Flet nëna e Violand Braçellarit, vrasësit të efektivit Enea Mekolli

11:05 : 07/06/2026

Denoncon PD: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’

10:49 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusudeneme bonusu veren siteler 2026kralbetholiganbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom GirişCasibomcasibom