Presidenti Ilir Meta i ka shprehur mirënjohjen Kosovës, për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të tërmetit.
“I lumtur t’i shprehja sot Ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, mirënjohjen për bashkëpunimin dhe ndihmën e qeverisë së Kosovës, për tejkalimin e pasojave të tërmetit, – shkruan Meta në Fb. – Shqipëria dhe Kosova çdo herë të parat në krah të njëra-tjetrës.”