• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjenerali si Lali

13:52 : 24/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pak para se të merrte izmin zyrtar të kryeministrit dhe më pas të presidentit për të mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm, gjeneral Sandër Lleshaj u paraqit në një intervistë në emisionin “Opinion”. Premtoi se ai do shihej mjaft rrallë në televizione, apo rrjete sociale, pasi ishte në karakterin e tij që të mos mbetej një personazhe që synonte botën mediatike, por të punonte “në heshtje” për transforimin e Policisë së Shtetit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Gjenerali prej kohësh ka hequr spaletat e gradës madhore, i ka flakur tutje dhe veshur kostumin e Rilindasit duke shëtitur nëpër Shqipëri si përfaqësues i denjë politik, në mbrojtje të qeverisë Rama.

Tërmeti i madh ra, të tjerë me intensitet më të vogël priteshin. Në mesnatën e së shtunës, gjenerali e mbajti veten, e mori me sportivitet kur lëkundjet u ndjenë edhe në kryeministri duke u shprehur: “Po përpiqem mos më lëkundet zëri mua, se godina po lëkundet” tha Lleshaj.

Lexo edhe:

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

Ministri i Brendshëm nuk lë rast pa kapur situatat për tu afishur para kamerave, për të pozuar përballë aparateve dhe reaguar në Tëitter, gjithnjë në sulm ndaj kundërshtarit politik.

Prej tre ditësh në rrjetet sociale pamja e Lleshajt që shfaqet mediatikisht në propagandën: “Tërmeti ra, qeveria po punon”, janë bërë kaq virale sa po ngëtërrohet Lali Eri me Lali Sandrin. Bëhet një kronikë e gjatë, me pamje, shkrime e foto që disa efektivë policie të Kavajës kanë mbledhur ndihma në ushqime për banorët e prekur nga tërmeti. Një autoveturë e vogël policie me dy pako ushqime paraqitet si ndihmë e madhe, ose titulli i propagandës: “Shqipëria solidare”. Një gjetje e piarit të Erion Veliajt.

Të gjithë sot në qeverisje duan të jenë si Lali, e kanë idhull, sepse ai është kaq virtual për të qenë viral në rrjetet sociale, sa ujin e ndotur ta peketon në një shishe të shkruar: “lëng bio”. Nuk ka rëndësi kush është produkti, por si e shet atë.

Të bën çudi edhe Sandër Lleshaj, i cili përveçse si ministër është edhe i deleguari i PS-së për qarkun Lezhë. Gjenerali që u shit si teknicien me moral të lartë, sot është kthyer në një kopje të keqe të Lali Erit të Bashkisë së Tiranës. Shpesh me një gjuhë të rëndë, fyese dhe denigruese ndaj kundërshtarit politik dhe kur vjen momenti i shfaqjes ai është në radhën e parë. Përdor efektivë policie të keqpaguar, të shitur nga shefat e mëdhenj dhe të parët që përballen me krimin, shpesh të veshur me petkun e Rilindjes.

Kryeministri, ministra, ministre, deputetë dhe kryebashkiakë, prej tre ditësh po bëjnë setin e pafundëm të fotove dhe pamjeve me puthje duarsh të gjysheve, që ulën në “gjunjë” në shenjë “mirësie”, që u premtojnë rindërtim banesash, u japin një pjatë supë, e cila ftohet në duar, sepse pa mbaruar nja 30 foto nuk serviret për të uriturin. Të gjithë të kapin çtë munden.

Lënë për pak orë luksin, shfaqen në publik si një nga ne dhe shpejt kthehen në ritualin e përditshëm. Tenderi i radhës, grabitja me PPP dhe aferat me oligarkët e gatishëm për çdo projekt, të kërkuar apo pa kërkuar.

Tërmeti sa cifloi pak një plagë të kahershme, ku zyrtarë të lartë dhe zyrtarucë të vegjël, futen në aktrimin e telefilmit të gjatë me seri që nuk përfundojnë. E mbani mend ministrin Lleshaj kur zbrazi magazinat nga gazi lotsjellës duke i hedhur mbi protestues të opozitës dhe qytetarë paqësorë? Sot ka ardhur koha të pudrosë plagën e shkaktuar, me shfaqje të neveritshme, duke u bërë edhe ai një nga aktorët herë protagonist dhe herë figurant. A mund të mbahet një mbledhje, a një shtrëngim duarsh me hallexhinjtë pa kamera dhe aparatë fotografik? E vështirë të ndodhë. Virtualiteti po mposht të vërtetën!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025
AKTUALITET

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025
AKTUALITET

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025
AKTUALITET

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025
AKTUALITET

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025
BOTA

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

15:06 : 26/08/2025
Para

FOTO/ Kujdes në aksin Balldre-Torovicë, dhjetra gurë mund të bien në çdo moment...

TË GJITHA

Për pak u përplas me policinë, kapet me kok*inë shqiptari në Itali

16:26 : 26/08/2025

V*au gruan në Greqi, zbardhet dëshmia e plotë e Pandeli Nakolecit: Do të doja ta ktheja kohën pas

16:15 : 26/08/2025

Pronarët në përgjimet e BILD-it/ Resorti që prishi Rama në Kepin e Rodonit mori 1.4 ha nga Dako!

15:57 : 26/08/2025

Vijon zjarri pranë lagunës së Nartës në Vlorë

15:37 : 26/08/2025

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht

15:27 : 26/08/2025

Europa në flakë, 10 mijë km² të djegura vetëm këtë verë

15:06 : 26/08/2025

Arrestohen në Itali dy vëllezër shqiptarë, pritet ekstradimi në Shqipëri/ EMRAT – Akuzat

14:49 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com