• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fotot/ Legalizimi në bregun e Durrësit, një histori skandaloze e Prokurorisë dhe Arben Isakut të ALUIZNI-t

14:42 : 21/09/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Një hije e fortë dyshimi është ngritur me veprimet e Prokurorisë së Durrësit, për menaxhimin e hetimeve mbi Drejtorin e ALUIZNI-t, njëkohësisht zyrtar i lartë i Partisë Socialiste në qytet, Arben Isaku, i dyshuar për “falsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”.

Në 10 Gusht 2014, prokurori Arjan Ndoja nxori urdhër-ndalimi për Isakun, si edhe dy vartës të tij, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar praktikën e legalizimit të një objekti në zonën e Plazhit të Vjetër, në Durrës.

Policia nuk arriti të ndalonte zyrtarin e lartë Isaku, duke ngritur dyshime për “dekonspirimin” e veprimeve të uniformave blu.

Por, vetëm disa ditë më pas, Arben Isaku vendosi të dorëzohet, në një kohë që prokurori që urdhëroi ndalimin e tij, kishte marrë pushimet vjetore.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Burimet nga Prokuroria e Durrësit flasin për një “marrëveshje” të realizuar ndërmjet drejtueseve të Prokurorisë së qytetit bregdetar, konkretisht Anita Jella dhe zëvendësen e saj, Alma Felaj, familjare e deputetes socialiste, Ermonela Felaj, për dorëzimin e Isakut në mungesë të prokurorit që urdhëroi ndalimin e tij.

Në seancën gjyqësore për vlerësimin e urdhërit të ndalimit, rasti përfaqësohet nga një prokuror tjetër, Sokol Nishani. Në përfundim të seancës, gjykata cakton masën “detyrim paraqitje” për Arben Isakun, i cili nuk qëndroi më shumë se 12 orë pas hekurave.

Pas këtyre zhvillimeve, në fillim të Shtatorit 2019, çështja i caktohet, pa short dhe pa respektuar procedurën, prokurorit Ndriçim Troplini, duke krijuar dyshime mbi veprimet e prokurorisë për rastin e Arben Isakut, një personazh kryesor në Partinë Socialiste të qytetit.

Legalizimi
Arben Isaku, si edhe dy vartës të tij kanë legalizuar një objekt në Plazhin e Durrësit, i cili vetëm ndërtim nuk mund të quhet.

Po ashtu, procesi i legalizimit për këtë “objekt” është realizuar në kundërshtim me ligjin, pasi ai është “ndërtuar” pas vitit 2014, afat kohor ligjor që përjashton objektet nga legalizimi, si edhe gjendet në vijën e parë të bregdetit, territor gjithashtu i përjashtu nga e drejta e legalizimit.

Objekti
“Objekti”, sipas fotove që shoqërojnë shkrimin, është një konstruksion prej kallamishtes, i cili nuk përmbush asnjë kriter për t’u quajtur ndërtim.

Ligji për legalizimet parashikon kushtet e qarta se cilat quhen ndërtime. Bëhet fjalë për struktura solide, mbi 1.5 metra të larta dhe që kanë konstruksion beton dhe hekur.

Në rastin konkret, “objekti” i legalizuar nuk hyn në rangun e ndërtimeve. Ajo nuk është strukturë solide e lidhur me tokën, pas një erë e fortë, nga ato të shpeshtat në periudhën e dimrit në Durrës, atë mund ta zhvendosë. Gjithashtu, ky “objekt” nuk është ndërtuar me konstruksion hekur e beton, për të plotësuar kriteret e ndërtimit.

Pra, Arben Isaku dhe vartësit e tij kanë legalizuar një objekt që nuk plotëson kriteret për të qenë ndërtim.

Bregdeti
Objekti, siç dallohet lehtësisht nga fotot, gjendet në vijën e parë të bregut, në zonën e rërës, një zonë e rëndësisë së veçantë, të cilën ligji e ka përjashtuar nga e drejta e legalizimit. Por, zyrtarët e ALUIZNI-t Durrës nuk e kanë vlerësuar aspak afërsinë e “kallamishtes” me detin, duke vendosur legalizimin e saj.

Jashtë afatit ligjor
Skandalet me këtë legalizim vijojnë edhe më tej. Ligji për Legalizimet parashikon se, në fushën e zbatimit të tij, përfshihen të gjithë ndërtimet që janë ndërtuar deri në datën 27.06.2014. Çdo objekt, i ndërtuar përtej këtij afati ligjor, nuk përfiton të drejtën e legalizimit.

“Boldnews.al” ka siguruar disa foto, në të cilat konfirmohet se objekti/kallamishte i legalizuar nga Arben Isaku, në fakt nuk ka ekzistuar në vitin 2014. Ky objekt, sipas urdhër ndalimit të prokurorisë së Durrësit, dyshohet të jetë ngritur gjatë vitit 2015.

Çfarë fshihet pas legalizimit?
Në bazë të të dhënave të siguruara nga Prokuroria e Durrësit, rezulton se Arben Isaku ka legalizuar jo vetëm “kallamishten”, por edhe rreth 500 m2 sipërfaqe trualli rreth saj, në favor të shtetasit XH.N.

Hetuesit dyshojnë se pas këtij legalizimi mund të fshihet një projekt më i madh, ndërtimi i një pallati. Me lejen e legalizimit të truallit në dispozicion, shtetasit Xh.N. i krijohen mundësitë për të zhvilluar këtë pronë, në brezin e parë të rërës, për ndërtime solide, madje edhe shumë-katëshe.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Zbulohet misteri pse sëmuren diplomatët në Kubë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com