• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koment: Turqia në rrugën e autokracisë islamike

21:37 : 19/07/2016
në BOTA, KRYESORE, OP-ED

Ajo që ndodhi natën e së shtunës në Turqi ngre shumë pyetje. Tentativa për puç ishte megjithatë një rast i mirë për marrjen e masave të planifikuara me kohë, mendon Alexander Kudascheff, shkruan Deutsche Welle.

Pakënaqësia rritet e bashkë me të edhe dyshimi. Tentativa diletante për puç në Turqi ka dështuar, tërbimi i presidentit Erdogan ndaj kundërshtarëve të tij po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Në ditët pas Erdogani nuk po njeh as masë e as ekuilibër. E përderisa ai po godet ashpër nga të gjitha drejtimet, po shtohen edhe dyshimet ndaj vet puçit. Askush nuk po flet më tani për një triumf të popullit e demokracisë. Sepse puçi i dështuar i shërben Erdoganit vetëm për një qëllim: të eliminojë të gjithë kundërshtarët.

Do të pasojnë edhe shumë arrestime
Një kasaphanë politke po ndodh në Turqi. Më shumë se 20.000 vetë – gjyqtarë, prokurorë, oficerë – ndërkohë janë shkarkuar ose madje janë arrestuar. E parandihet që do të pasojnë edhe shumë të tjerë – nga mediet e universitetet. Turqia nën Erdoganin kësisoj po deformohet përfundimisht në një autokraci të një personi duke përfshirë edhe dënimin me vdekje – nën mantelin parlamentar.

E gjitha kjo gjoja e bazuar në vullnetin e popullit. Erdoganit nuk i duhet parlamenti, ai ka popullin pas vetes. Të paktën kështu beson ai. Sidoqoftë imamët janë në anën e tij. E kështu nuk mund të përjashtohet, që nga republika sekulariste e Ataturkut të bëhet një autokraci islamike e Erdoganit. Një vend në BE në këtë mënyrë është i përjashtuar definitivisht, e vendi në NATO vihet në pikëpyetje.

Në retrospektivë puçi duket si një farsë: Aviacioni ushtarak bombardon parlamentin, por nuk e gjen rrugën për në vendin ku kalon pushimet presidenti. Puçistët dilenatë pushtojnë radion shtetërore, por jo ato private. Ata nuk bllokojnë rrugët e komunikimit, por i lenë ato të hapura.

Lexo edhe:

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

Ata e inskenojnë operetën e puçit në orët e para të mbrëmjes – kur në Stamboll fillon fundjava – në vend që ta bëjnë këtë në orët e mëngjesit, kur qyteti fle. Ata e lejojnë presidentin gjoja të shfuqizuar të fluturojë për në Stamboll – ndonëse ishin gjoja kokat drejtuese të aviacionit që tentuan puçin. Atje presidentin e presin njerëzit e vet. Dhe ushtarët e thjeshtë të puçit besojnë, se ndodhen rrugës për një stervitje mbrojtjeje. A mund të jetë kështu një grusht shteti? E paimagjinueshme.

Lamtumirë idealit themelues të Turqisë sekuilariste
Nuk duhet të bëhesh pjesë e teorive të komplotit. Por a ka mundësi që ushtria – pas më shumë se dymbëdhjetë vjetësh Erdogan si kryeministër dhe president – të mos ketë asnjë ithtar të AKP-së në radhët e oficerëve të saj të rangut të lartë? A është vërtetë e mundshme, që një tentativë për puç të mos jetë nuhatur aspak prej shërbimit sekret turk? E si ka mundësi që Erdogani në mëngjes pas puçit pati një listë me 3000 gjyqtarë, që duheshin pushuar? Të gjitha këto janë pothuajse të pamundura.

Ndaj Erdogani ndonëse nuk e ka inseknuar vet puçin, ai e ka shfrytëzuar atë, për të larë hesapet në Turqi – me gjyqtarët e gazetarët kritikë, me të gjithë ata, që i përmbahen idealit themelues të Turqisë sekulariste. E duke dashur të “spastrojë” vendin e tij – një analogji e tmerrshme kjo me spastrimet e Stalinit në vitet 1930 – ai tregon, se nuk është më një demokrat, që do t’u përmbahet rregullave të kushtetutë së tij. Rivendosja e dënimit me vdekje përfshihet këtu në mënyrë eksplicte.

Quo vadis Turqi? Tani duket se ajo po shkon drejt një autokracie islamike të Erdoganit. Fanatzitë e tij të gjithëpushtetshmit nuk orientohen vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë vendit. Ai sfidon aleatët e vet, e madje sfidon edhe SHBA-në. Baza mbrojtëse në Inçirlik mund të përdoret në luftën kundër IS-it vetëm nëse SHBA ekstradon armikun e betuar të tij Gülen. Akuzat kundër tij nuk janë vërtetuar aspak. Por Erdogani ndihet i fortë, i pushtetshëm dhe i gjithëpushtetshëm. Ai nuk i trëmbet askujt – ndoshta vetëm Putinit, të cilit i ka kërkuar falje. /DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025
AKTUALITET

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025
SPORT

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025
AKTUALITET

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025
Para

Mungon uji i pijshëm, plazhistët në Shqipëri rruhen me ujin e detit (FOTO)

TË GJITHA

Basha voton bashkë me vajzën: Sot keni një të drejtë të çmuar!

08:54 : 11/05/2025

Socialistët po blenë vota, Policia arreston bashkëshortin e kandidates së PD Elda Hotit

08:47 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Nga Berisha te Rama dhe Meta, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

08:45 : 11/05/2025

Largimi i tretë nga Laçi, tjetër titullar ndan rrugët me kurbinasit

08:34 : 11/05/2025

Zgjedhjet që nuk kanë dhënë shpresë, edhe këtë herë më shumë se gjysma nuk pritet të votojnë

08:28 : 11/05/2025

Shqipëria voton! Reagon Berisha: Njisha, jeni gati?

08:25 : 11/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vëzhguesit e OSBE-ODIHR monitorojnë procesin në një QV në Berat

08:19 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com