Nga Klodian Tomorri
Perplasja e forte per tenderin 20 milione euro te rruges Kardhiq-Delvin eshte vetem nje nga frontet e luftes se ashper qe ka shperthyer mes klaneve ekonomike brenda maxhorances.
Fronti tjeter i kesaj lufte pritet te shpertheje brenda pak ditesh dhe eshte ai i Unazes se Madhe te Tiranes.
Jane te njejtit aktore dhe eshte e njejta perplasje identike. Ne 22 korrik, Autoriteti Rrugor Shqiptar hapi ofertat e tenderit për ndërtimin e lotit te pare te Unazes, në segmentit që përfshin rrethrrotullimin e Shqiponjës. Ne garë moren pjesë 8 kompani, ku oferta më e ulët u paraqit nga Alb Building me 1.72 miliardë lekë ose 14.2 milionë euro, ndërsa e dyta ishte e Salillarit me 1.77 miliardë lekë.
Por ashtu si ne rastin e Kardhiqit, pas shqyrtimit të ofertave, Autoriteti Rrugor Shqiptar skualifikoi për mospërmbushje të kritereve dy ofertat më të ulëta duke shpallur fituese kompaninë e vendit të tretë, vëllezërit Hysa, e cila ka ofruar ta ndërtojë veprën me 14.7 milione euro, pra 500 mije euro me shume se oferta me e ulet.
Edhe ne tenderin e Unazes, vendimi i ARSH është kundërshtuar nga kompanite me ofertat me te uleta, perkatesisht Alb Building dhe Salillari, te cilat e ankimuan shpalljen e fituesit në Komisonin e Prokurimeve. Ashtu siç parashikon procedura, me marrjen e ankesës KPP ka pezulluar menjeherë lidhjen e kontratës, deri në vendimin përfundimtar që do te marr pas shqyrtimit të dokumentave. Dosja ka tre jave qe qendron ne KPP dhe deri tani nuk ka asnje vendim.
Ngjashmeria mes dy tenderave eshte e frikshme. Ne te dy rastet ARRSH ka skualifikuar ofertat me te uleta. Ne tenderin e Kardhiq-Delvine ajo shpalli fituese kompanine me oferten me te larte duke skualifikuar 5 ofertat me te uleta, ndersa ne tenderin e Unazes u shpall fituese oferta e trete me e larte dhe u skualifikuam dy kompanite me ofertat me te uleta.
Por kjo nuk eshte koicidenca e vetme. Ne te dy tenderat, fituesi eshte i njejti. Ose me sakte prokurimi ka shkuar ne kompani me lidhje te forta me njera tjetren. Behet fjale per kompanine Vellezerit Hysa. Edhe pse ne tenderin e Kardhiqit kjo kompani nuk figuron vete ne konsorciumin fitues, ajo merr pjese permes kompanise satelit te saj, Sulova. Kjo e fundit eshte nje kompani qe figuron ne pronesi te Elton Mustes, per vite te tera ish ekonomisti i kompanise Vellezerit Hysa.
Por vendimi i ARRSH-se per t’i cuar dy tenderat me te medhenj te infrastruktures rrugore per vitin 2019 ne te njejten dore duket se nuk ka qene i koordinuar ne te gjithe hierarkine e pushtetit. Prova per kete ishte ndryshimi i fituesit nga Komisioni i Prokurimit.
Ne tenderin e Kardhiqit vendimi i ARRSH-se per te shpallur fituese oferten me te larte u cilesua si i paligjshem nga Komisioni i Prokurimeve, i cili permbysi fituesin duke urdheruar kualifikimin e ofertes me te ulet, asaj te konsorciumit te perbere nga Gjoka dhe Cobial me oferte 4 milione euro me te ulet. Por pas refuzimit te Sonila Qatos per te ndryshuar fituesin dhe kur gjerat dolen totalisht jashte kontrollit, ne loje hyri Ministria e Infrastruktures qe urdheroi anullimin e tenderit.
Gjasat jane qe edhe ne rastin e Unazes vendimi i ARRSH-se te rrezohet serish dhe fituesi te ndryshoje. Ne kete situate ka dy skenare. Ose Sonila Qato zbaton vendimin e KPP-se dhe ndryshon fituesin ose e refuzon serish ashtu sic beri me Kardhiqin dhe tenderi i Unazes mund te shkoje drej anullimit. Gjithmone nese nuk do te kete ndryshime ne kupolen drejtuese te ARRSH-se dhe Ministrise se Infrastruktures, nje skenar ky qe pas ketyre qe kane ndodhur nuk eshte me i paimagjinueshem.
Tenderat 40 milione euro te rruges Kardhiq-Delvine dhe Unazes se Tiranes nxorren ne syte e opinionit publik luften e ashper mes klaneve ekonomike te maxhorances. Por mbi te gjitha ato ekspozuan ne driten e diellit pazaret dhe korrupsionin ne tenderat publike ne Shqiperi. Tashme Partia Socialiste nuk eshte me nje parti politike por nje organizate e mirefillte interesash te cilat tani jane ne lufte te ashper brenda llojit. Bishat tashme kane dale nga kafazi. Qytetareve u mbetet vetem te paguajne faturen.