Kryeministri Edi Rama ka postuar videon e një rasti, ku një vajzë e klasës së gjashtë i ka shkruar për të ndërhyrë në shkollën e saj.
Vajza kërkonte rikonstruktimin e shkollës “Demokracia” në Mamurras të Kurbinit dhe pastrimin e një ambulance jofunksionale që ndodhet përballë kësaj shkolle.
” Me rastin frymëzues të Deas së vogël që i shkruajti platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al dhe zgjidhi një problem që shqetësonte atë dhe bashkëmoshatarët e saj, ju uroj një fundjavë të bukur,”- shkruan Rama.