Prokuroria ka dhënë sot pretencën ndaj ish-Ministrit të Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera në lidhje me akuzat e shpërdorim të detyrës me fondet e parashikuara për komunitetin rom.
Organi i akuzës ka kërkuar tre vite burg për Kserën, teksa nga këto do t’i ulet 1/3-ta, pasi ish-ministri i qeverisë “Berisha” ka kërkuar gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se në rast se Gjykata pranon, Ksera do të dënohet vetëm me dy vite heqje lirie.
Gjithashtu prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj për Artenis Mande dhe respektivisht nga 1 vit e 6 muaj edhe për dy zyrtarët e tjerë: Elda Kozaj dhe E. Dodbibaj