Situata në Parlament nuk është normale, pasi mungojnë 18 deputetë. Kushtetuta parashikon 140 deputetë dhe jo 122.
Nuk ishte situatë normale as djegia e mandateve nga opozita dhe as zëvendësimi në shkelje të afateve ligjore i deputetëve të saj.
Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, ndërsa tha se duhet të mendohet për një zgjidhje afatgjatë, ku të zhvillohen zgjedhjet qofshin ato parlamentare, ashtu edhe ato lokale, madje edhe zgjedhja e Presidentit në një datë të vetme.
Të gjithë duhet të reflektojnë për të rikuperuar të gjitha pasojat.
U nxitua për t’i dhënë fund një precedent, atë të djegies së mandateve, por u vendos një tjetër precedent, ai që zgjedhjet me një kandidat të konsiderohen normale.
U kthyem 30 vjet prapa, ndaj dhe ne duhet të reflektojmë me përgjegjësi të plotë”, tha Presidenti Meta.
Presidenti theksoi se nuk ka ndërmend të dalë nga zyra e Kreut të Shtetit përpara datës 24 korrik 2022, pasi është betuar për të mbrojtur demokracinë, Kushtetutën dhe shtetin e së drejtës.
“Jam i bindur se duke qëndruar në këtë detyrë, jam këtu për një mision historik, për të mbrojtur edhe disa interesa më të mëdha në Rajon.
Do ta përmbush këtë si një mision historik”, tha Meta.