• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Lulzim Basha, busulla më ogurmbarë e rrugëtimit Europian të Shqipërisë

19:14 : 10/09/2019
në BOLD BLOG, KRYESORE

Nga Sokol Gjoni

Votimet moniste të 30 qershorit, nxorën në pah karakterin e pandryshueshëm të Edi Ramës dhe  pamundësinë e tij për t’u shkëputur nga lidhjet kriminale, me të cilat ai, ka bërë ortakëri për të qeverisur vendin.

E konsideruar si një nga betejat më të fuqishme të opozitës së Lulzim Bashë, “dekriminalizimi” , dha menjëherë efekte spektakolare më 2016 kur u miratua, pasi shqiptarët u njohën, (jo se nuk e dinin) me fakte të llahtarshme të përfaqësuesve të tyre, që kishin zënë vende në legjislativin shqiptar, apo dhe të një sërë zyrtarësh të tjerë që ishin produkt i “rilindjes”.

Vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të sektit të tij politik, ndodhte që trafikantët e prostitucionit, të zgjidheshin përfaqësues të komunitetit nga ku kishin trafikuar vajzat e tyre; vetëm në Shqipërinë e Edi Ramës dhe të larove të tij, ndodhte që banditë ordinerë, vrasës, trafikantë dhe kontrabandistë të ishin “zgjedhur” apo  të ishin emëruar në hallkat e pushtetit të ‘rilindjes”.

Me miratimin e ligjit të njohur si  “dekriminalizimi” , Rama e pa veten të lançuar ndërkombëtarisht, duke u shënjuar me gisht nga partnerët strategjikë dhe nga bota demokratike, si kryeministër i pengmarrë nga krimi dhe mandati i tij i etiketuar si narkoqeverisje.

Lexo edhe:

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

Me gjithë kontributin real të opozitës shqiptare, dhe veçanërisht të liderit demokrat Lulzim Basha, i cili u investua personalisht dhe politikisht në aksionin e paprecedentë të “pastrimit” të politikës shqiptare me fijet e botës së krimit, sërish, Shqipëria gjendet në të njëjtën spirale dramatike, ku të emrëruarit e Ramës, si kryebashkiakë të votimeve të 30 qershorit, po rrëzohen dita-ditës, duke u skanuar si individë që kanë patur probleme të mëdha me drejtësinë e vendeve europiane.

Përtej faktit që votimet e 30 qershorit, erdhën në një klimë të pazakontë për standardin e demokracisë, ato tashmë, ndonëse të rrëzuara nga raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR, kanë prodhuar dhe një realitet të rëndë, i cili nuk mund të anashkalohet symbyllazi, pasi në mënyrë kokëforte nga kryetarët e emëruar të 30 qershorit, janë sfiduar ligjet dhe institucionet kushtetuese të vendit, duke mos bërë deklarimin e duhur të të dhënave të tyre në përputhje me kërkesat e legjislacionit.

Bojkoti masiv që qytetarët shqiptarë i bënë farsës së 30 qershorit, është padyshim konteksti më i qartë i asaj çfarë përfaqëson qeverisja aktuale në të gjitha nivelet e saj.

Zyrtarë të korruptuar dhe drejtues mediokër,  të cilët kanë zaptuar administratën e shtetit, janë imazhi real i një qeverisje që do vinte në pushtet më 2013, duke iu vërsulur si e babëzitur dhe e shfrenuar me lloj-lloj marifetesh dhe stilemash pasurive publike dhe ekonomisë shqiptare.

Tashmë, me rënien e 30 qershorit, si data që e ktheu Shqipërinë vite pas, ekuacioni i daljes nga kriza po shkon drejt zgjidhjes, duke qartësuar gjithnjë e më shumë të panjohurat që bashkëshoqëruan këtë spirale zhvillimesh dhe përplasjesh politike mes palëve.

Rama, si palë organizatore e 30 qershorit, me raportin e publikuar nga OSBE/ODIHR ka humbur kredibilitetin dhe është diskredituar si dhunues i demokracisë dhe parimeve të saj. Kështu, që s’ka zgjidhje tjetër, përveçse largimi i tij, duke marrë me vetë njollën e shëmtuar që i dha Shqipërisë, duke ofruar modelin skizofrenik të një kryeqeveritari me qeverisje tallava.

Basha, si lideri që këmbënguli fuqishëm në denoncimin e narkoshtetit, si dhe në betejën e pashoqe me krimin e organizuar që ka mbërthyer shtetin, duke zaptuar arteriet kryesore të ekonomisë shqiptare dhe nivelet e ndryshme të pushtetit dhe të administratës,  është padyshim, busulla më ogurmbarë e rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Zgjidhja për daljen nga kriza, është e shpejtë dhe e kuptueshme, pasi dhe miqtë tanë që e mbështetin Shqipërinë në proceset integruese, tashmë jaën vetëdijësuar se largimi i Ramës është premisa bazike e rikthimit të dialogut politik në vend. Zgjedhjet e parakohshme, parlamentare dhe vendore, gjithashtu, janë të pashmnagshme, pasi me karakatinë institucionesh që janë stisur në mungesë të legjitimitetit kushtetues të tyre, nuk mund të ketë ecuri të proceseve integruese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025
SPORT

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025
AKTUALITET

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025
SPORT

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025
Para

Meta poston foton nga kafja e lagjes para nisjes drejt...

TË GJITHA

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com