• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Reforma në Drejtësi, Rama përsërit propozimin: Shkruajeni ju, por…

13:15 : 17/07/2016
në POLITIKE

Komunikimet e së shtunës nëpërmjet rrjeteve sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se janë të destinuara të vijojnë edhe gjatë kësaj të diele.

Pas reagimit të Bashës një ditë më parë, që Rama e quan destruktiv, ku kryeopozitari i thoshte kryeministrit “t’i linte letrat e hapura dhe shfaqjet publike, sepse Reforma në Drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike”, e ku shtohej më tej se “propozimi ynë bazohet 100% te rekomandimet e ‘Venecias’, të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm”, për t’i kërkuar më tej kreut të ekzekutivit “autorizo negociatorët e PS t’u rikthehen negociatave për zgjidhje, sepse negociatorët e PD janë të gatshëm”, Rama shpreh keqardhjen e tij për atë që e quan si “zgjidhje” të papranueshme për SHBA-BE.

“Zoti kryetar i PD, e lexova me keqardhje reagimin destruktiv Tuajin ndaj letrës sime publike dhe lejomëni t’Ju rikujtoj publikisht, që propozimi Juaj ‘i bazuar 100% te rekomandimet e Venecias’, jo vetëm nuk njihet si i tillë nga SHBA/BE, por është refuzuar kategorikisht dhe publikisht prej tyre. Si mund ta pranojë qeveria e këtij vendi një ‘zgjidhje’ të papranueshme për SHBA/BE, e cila hedh në erë themelet e Reformës në Drejtësi dhe hap një hendek të pakapërcyeshëm në rrugën e Shqipërisë drejt çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian?!”, shprehet në reagimin e sotëm të tij kryeministri Rama.

Sa i përket negociatave, kryeministri shton:
“Si dhe çfarë mund të negociojnë negociatorët sipas Jush, për sa kohë PD nuk lëviz nga ky propozim, që ka si kusht përjashtimin ‘de facto’ të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në procesin e pastrimit të sistemit nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar?! Si ka mundësi që, pasi ka shterruar i gjithë uji i Venecias, Ju të bëni shurdhin kryeneç, ndërkohë që kambanat e alarmit për Shqipërinë bien nga të katër anët, e të përsërisni nga bunkeri ku jeni kyçur bashkë me Partinë Demokratike, të njëjtën kërkesë të papranueshme për të gjithë?!”.

Më tej kryeministri i ka bërë thirrje kreut të opozitës të marrë në konsideratë propozimin tepër serioz, siç e thekson ai, të bërë pak ditë më parë mbi paraqitjen e çdo ndryshimi të dëshiruar prej PD-së që mund të gjejë mirëkuptimin e SHBA-BE, të cilin shumica në pushtet do ta pranojë dhe do ta votojë pa lëvizur asnjë presje.

Lexo edhe:

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

“I dashur Lulëzim, thirrini mendjes, çlirohuni nga frika prej Reformës në Drejtësi dhe mos viktimizoni, për llogari të një grushti të korruptuarish, një popull të tërë, që ka sot të drejtën e tij sovrane për të marrë mbrapsht hakun e ngrënë 25 vite me radhë nga të inkriminuarit që mbajnë peng drejtësinë në Shqipëri! Ju kam propozuar të na paraqisni çdo ndryshim të dëshiruar që mund të gjejë akordin e SHBA/BE dhe do ta pranojmë e do ta votojmë pa lëvizur asnjë presje. Ky propozim është shumë serioz dhe mbetet në fuqi deri në oren 10.00 të datës 21 korrik, kur ne do të hyjmë në sallën e Kuvendit për të votuar reformën”, shprehet Rama.

Në fund, duke theksuar se koha po “vrapon” përpara kësaj sfide historike, Rama shpreh edhe njëherë gatishmërinë e tij për t’u takuar me kreun e opozitës Basha.

“Unë jam gati të takohem me Ju që nesër për të diskutuar ballë për ballë, në kërkim të zgjidhjes së këtij ngërçi absurd. Madje jam gati që nesër, të debatojmë edhe përpara shqiptarëve, në çdo format televiziv të pranueshëm për Ju, mbi pikën që ndan jo thjesht qëndrimet tona, po qëndrimet Tuaja, të Partisë Demokratike, me qëndrimin e unifikuar të shumicës sonë qeverisëse, të Shteteve të Bashkuara e të Bashkimit Europian”, mbyll reagimin Rama.

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025
AKTUALITET

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025
SHOW BIZ

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025
AKTUALITET

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025
AKTUALITET

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Minatorët e Spaçit në ditën e 32 të protestës, 62 punëtorë të larguar nga puna

10:58 : 10/11/2025
Para

Basha-Ramës: Gati për debat, jo vetëm për drejtësinë

TË GJITHA

Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti: Nuk na ndali as bashkimi kundërshtarëve

11:47 : 10/11/2025

Prej 10 ditësh e pandehur nga SPAK, Balluku vijon shfaqjen në publik! Del në krah të Ramës

11:32 : 10/11/2025

Pagesa deri në 60 mijë euro nata, kush janë këngëtaret më të paguara

11:29 : 10/11/2025

Abuzimi me burimet publike në zgjedhje/ Gonzato: Duhet një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

11:08 : 10/11/2025

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025

Minatorët e Spaçit në ditën e 32 të protestës, 62 punëtorë të larguar nga puna

10:58 : 10/11/2025

Gonzato ‘i pret iluzonet’ Ramës: Mbyllja e kapitujve për negociatat, më e vështirë se sa çelja

10:55 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com