Gazetarja e njohur Eva Idrizllari ka reaguar lidhur me seancën dëgjimore të zhvilluar me Presidentin Ilir Meta në Komisionin Hetimor Parlamentar që kërkon shkarkimin e tij.
Idrizllari shkruan se nuk është çudi pse gjykohet ligjshmëria e veprimeve të Presidentit, por çudi është fakti se këtë akt e ndërmerr një grupim i kapur në përgjimet e prokurorisë duke abuzuar me zgjedhjet elektorale.
“Komisionin Hetimor e drejton një nga personat e kapur në përgjime. Akti i marrjes në pyetje të Presidentit nuk ishte veçse teatri i radhës i skenës politike pa principe të shtetit të imoralëve.
A ka moral shteti i shqiptarëve?
Jo, nuk ka”, shkruan Idrizllari.
Reagimi nga Eva Idrizllari
Nuk eshte çudi pse u gjykua ligjshmeria e veprimeve te Presidentit. Asnje zyrtar i larte nuk eshte i paprekshem, per sa kohe shkel ligjet dhe Kushtetuten.
Çudi eshte kur kete akt e ndermerr nje grupim politik, qe nepermjet pergjimeve te Prokurorise ka deshmuar se ka abuzuar me zgjedhjet elektorale te rikonfirmimit te pushtetit te tij. Dhe kur komisionin hetimor e drejton pikerisht nje nga personat e perfshire, ne nje nga dosjet e krimit elektoral te vitit 2017.
Akti i marrjes ne pyetje te Presidentit nuk ishte veçse teatri i radhes i skenes politike pa principe te shtetit te imoraleve.
A ka moral shteti i shqiptareve?
Jo, nuk ka.
Ky shtet edhe pse doli nga diktatura, vazhdoi ta zhvleresoje moralin, si rregull, parim dhe norme te tij. Kjo “etike” buroi nga vete brenda shoqerise. Qe do te thote se shoqeria shqiptare ngriti nje sistem te pashendetshem, duke i lejuar vetes te prirej nga e paligjshmja, shit-blerja pa principe, pa e ndaluar asnjehere te keqen, pa u distancuar asnjehere nga te korruptuarit, mashtruesit, te pafytyret dhe imoralet.
Ne thelb morali ka te beje me ndergjegjien, sipas se ciles i pergjegjshmi, i drejti, parimori dhe i virtytshmi, duhet t’i kerkoje llogari dhe ta ndaloje te keqen dhe te keqin.
Ne shtetin shqiptar shoqeria shqiptare ka pranuar te kunderten, duke u pershtatur me kete.
Nje shoqeri qe nuk ka respekt per shtetin e saj, ligjet, te drejtat, rregullat, vlerat, ndershmerine. Nje shoqeri pa themele te moralit, pa ekuilibrat njerezore, qe nuk ka respekt per veten dhe jeten e shendetshme si shoqeri.
Nje shoqeri e tille, menefregiste dhe konjukturale, eshte shkaku i pasojes se kesaj klase politikanesh te degjeneruar dhe ketij shteti imoral.
Po i kthehem aktit te skenes te aktoreve politike, sot:
Kryetari i komisionit Hetimor (i perfshire ne dosjen 184, per krim elektoral), i drejtohet Presidentit: Shume faleminderit, i nderuar z. President.
Presidenti (qe shtyu daten e zgjedhjeve lokale te Qershorit, ne Tetor), i pergjigjet: Faleminderit qe me dhate te drejten te rikthehem ne detyren time.
Mbyllet perdja.
Audienca: Sa me e pamoralshme politika, aq me i madh demi moral i shtetit.














