Flakët kanë përfshirë një magazinë në zonën e Skelës në Vlorë. Mësohet se magazina shërbente për grumbullimin e mallrave të përdorura, mobilieri dhe servis automjetesh.
Në vendngjarje mbërritën menjë forcat zjarrfikëse të cilat punuan për shuarjen e flakëve. Nga ndërhyrja e tyre është nxjerrë një bombël gazi e pashpërthyer.
Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Paraprakisht mendohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike













