Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi një nga figurat kryesore të LSI gjatë kohës që drejtohet nga Ilir Meta, del kundër vendimit të presidentit për të shkuar dhe për të raportuar në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij. Manjani thotë se presidenti nuk ka detyrim ligjor në bazë të Kodit të Procedurës Penale për të shkuar dhe për të raportuar në Komision.
Reagimi i plotë:
Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale. Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare. Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.
Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO! Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion. Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, në rrethana të caktuara.













