Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e vitit të ri shkollor, ku nxënësit i kthehen bankave dhe mësimit. Për disa prej tyre mësimi do të vazhdojë rregullisht e sikundër për disa të tjerë me turne. Prej vitesh, disa prej shkollave të qytetit të Durrësit i është dashur të punojnë me turne, kjo për shkak të konstruktimit të disa shkollave të tjera nëntë vjeçare.
Në këtë vit të ri shkollor, nxënësve të shkollës nëntë vjeçare “Jusuf Puka”, i duhet të vazhdojnë mësimin në ambientet e shkollës “Bedrie Bebeziqi”.
Problematikat nuk janë aspak të vogla. Ambientet nuk zotërojnë kushtet minimale. Gjithashtu tualetet janë në kushte të këqija. Përveç këtyre problematikave, mësimi me dy turne nuk i mundëson nxënësve zhvillimin e një procesi të plotë mësimor pasi orët bëhen të shkurtuara. Njera shkolle zhvillon nesim 08:30-13:30 ndersa shkolla ” Jusuf Puka” zhvillone mesim në orën 13:30- 17:00.
Përveç nxënësve të shkollës “Jusuf Puka” orari bëhet i shkurtuar edhe për ata të “Bedrie Bebeziqi” në mënyrë që të lirojnë ambientet me parë për nxënësit e shkollës tjetër.
Përballë “Bedrie Bebeziqi” mund të dallohet se kanë nisur punimet për konstruktimin e shkollës “Jusuf Puka” të cilat kanë nisur me vonesë pasi ambientet janë liruar që ne vitin shkollor 2018-2019.
Ndërsa punimet kanë filluar vetëm një muaj më parë.













