• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshim të sistemit, ja propozimet e dy aleatëve të Bashës

14:14 : 08/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Aleatët e Partisë Demokratike, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu kërkojnë një ndryshim të sistemit zgjedhor. Sipas tyre, duhet rikthyer një formë e sistemit mazhoritar, ku qytetarët të zgjedhin vetë për deputetët që duan të kenë në Parlament.

Qëndrimi i Lulzim Bashës pas takimit me drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, David Kostelancik ishte tregues se reforma zgjedhore do të ishte fokusi kryesor i opozitës deri në përgatitjen e zgjedhjeve të reja.

Kjo reformë ka qenë në qendër të diskutimit edhe në takimin 90 minutësh që Basha zhvilloi mbrëmjen e të enjtes me aleatët e tij në selinë blu. Drejtuesit e partive të qendrës së djathtë në takimin me dyer të mbyllura kanë dhënë propozime konkrete mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Për ABC News, dy aleatët e Bashës, Shehi e Mediu shprehen në sinkron kur bëhet fjalë për rikthimin e sistemit mazhoritar.

“Që t’i japë shans njerëzve të zgjedhin përveç flamurit të partisë edhe personalin. T’i rikthejmë politikës dinjitetin. Një Kushtetutë e ndryshuar që të verë rregulla të reja loje. Përzënia nga ambienti i grupeve kriminale që me pushkë në dorë ka mbledhur vota për Edi Ramën”, thotë Shehi.

Lexo edhe:

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

“Mendoj që opozita duhet të arrijë të propozojë një… mendoj në radhë të parë në gjykim politik dhe pastaj nga pikëpamja teknike dhe ne kemi ide për këtë çështje. Është e domosdoshme që ne të ulemi të analizojmë kush është ai sistem zgjedhor që i garanton qytetarët të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kush është ai administrim i procesit zgjedhor që garanton shmangien e procesit të blerjes së votës, manipulimin e procesit, një administrim i drejtë”, thotë Mediu.

Kreu i LZHK-së, Shehi pranon se këto qëndrime janë të pranuara edhe nga Basha edhe përse i pari që do të duhet të sakrifikojë do të jetë kreu i demokratëve.

“Basha i ka pranuar këto kushte edhe me kondicionin që nuk i shkon fort në favor sepse dorëzon pushtetin. Herën e fundit i bëri listat siç desh vetë. Këtë radhë sigurisht që bie ky pushtet”, thotë Shehi.

Për kreun e republikanëve, opozita nuk duhet të anashkalojë Partinë Socialiste si faktor i rëndësishëm politik në vend. Ndaj edhe kërkon që duke anashkaluar kompleksin për të qenë në të njëjtën tryezë me Edi Ramën, partitë opozitare të japin zgjidhje konkrete për ligjin e ri zgjedhor.

“Opozita të shikojë se cilat janë rrugët që duhet të ndjekë me PS-në. Gabimi ynë është që mendojmë gjithnjë se kush është Edi Rama. Ne duhet të mendojmë që ka një faktor politik në vend që është PS dhe nuk mund të jetë faktor politik i paneglizhueshëm pavarësisht se në ç’lloj derexheje e ka katandisur Edi Rama”, shprehet Mediu.

Javët e ardhshme Partia Demokratike dhe aleatët e saj do të prezantojnë një platformë për daljen e vendit nga kriza. Kjo platformë sipas Bashës do të jetë një ofertë e demokratëve për qytetarët, por propozimet e paraqitura në atë dokument mund të jenë edhe oferta e parë për një tryezë dialogu me mazhorancën./Abcnews/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025
BOTA

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025
SPORT

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025
RAJONI

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025
Para

Do të ikë Edi Reja dhe do vijë Edi Diareja/ Ironia e gazetarit të njohur

TË GJITHA

Bushati: SPAK ka dalë jashtë kontrollit, është shkallmuar çdo gjë!

21:15 : 09/06/2025

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025

Kosova fiton miqësoren e radhës, shënohen 6 gola në ndeshjen me rivalët e panjohur

21:05 : 09/06/2025

Kosova përuron stacionin e ri policore në kufirin me Serbinë

21:00 : 09/06/2025

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin. Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

20:58 : 09/06/2025

“Nuk e kam fëmijën me burrin tim”/ Historia e pazakontë, nëna e djalit 6-vjeç: Dua t’ia heq mbiemrin…

20:57 : 09/06/2025

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

20:45 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com