Xhelozia, kushtet ekonomike, papunësia që ka pllakosur familjet shqiptare po merr pothuaj çdo ditë jetë njerëzish. Krimi në familje është përhapur frikshëm. Djali vret babanë, burri gruan, babai djalin, vajza të reja helmohen. Një bilanc lufte.
Vrasjet në familje shpesh interpretohen si ngjarje të cilat nuk mund të parandalohen. Por e vërteta në fakt është ndryshe.
Tragjedia e ndodhur në qytetin e Librazhdit, ku burri për të cilin thuhet se për shkaqe xhelozie goditi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas i dha fund jetës, ka tronditur opinionin publik. Daut dhe Lule Gjokola nga të dhënat e para, të cilat ende nuk janë plotësuar mësohet se kanë debatuar ashpër.
Dëshmitar i këtij krimi ka qenë djali i çiftit. Bold News ka siguruar edhe foton e autorit të tragjedisë. Përveç bilancit tragjik, ende nuk kemi të dhëna të reja që do të hidhnin dritë të plotë mbi ngjarjen e rëndë.
Daut Gjokola goditi me thikë disa herë mbi bashkëshorten dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike i dha fund edhe jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte.
Në gjendje të rënduar, gruaja Lule Gjokola është transportuar drejt spitalit rajonal. Por 49 vjeçarja, nuk i shpëtoi dot plagëve të marra nga thika.
Bilanci përfundimtar për familjen Gjokola Brenda pak minutave ishte tronditës. Dy fëmijët panë se si prindërit e tyre pas një zënke që nuk dihet saktësisht se ku e ka pas zanafillën, u ndan nga jeta.
Ata morën me vete edhe të vërtetën.
Tashmë policia e cila ka kryer veprimet e para hetimore pritet të hedh dritë mbi ngjarjen, por kjo përveçse do të shërbejë si informacion për të mbyllur një dosje, nuk do të zgjidh asgjë tjetër./bold news