• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shit-blerjet e bankave, çfarë ndodhi me punonjësit dhe sistemin…

08:01 : 06/09/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Riformatimi i sistemit bankar ka dhënë efekt dhe në numrin e punonjësve. Në fund të 6-mujorit të parë 2019, kishte gjithsej 6,688 të punësuar, me një rënie prej rreth 3%, ose 180 më pak, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndikimin më të madh në këtë tkurrje e kanë dhënë konsolidimi i Intesa me Veneto dhe i ABI Bank me Bankën Kombëtare të Greqisë, si dhe vijimi i reduktimit të stafit nga ProCredit, teksa kjo e fundit po kalon drejt një banke dixhitale.

ABI Bank e ka rritur me 155 numrin e punonjësve (në 399 gjithsej), ndërkohë që para shitjes, NBG kishte 273 të punësuar.

Intesa Sanpaolo Bank e shtoi stafin me 53 punonjës (643 gjithsej), teksa Veneto, në fund të qershorit 2018, kishte gjithsej 103 të punësuar.

ProCredit, brenda një viti, e ka shkurtuar personelin edhe me 54 punonjës. Banka pothuajse e ka reduktuar kontaktin direkt me klientët, si rrjedhojë e futjes së teknologjisë.

Lexo edhe:

Vdekja e 51-vjeçarit te ‘313-ta’, familjarët e tij akuzojnë institucionet për neglizhencë

Arrestohet 64-vjeçari, i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

Në të kundërt, banka të tjera kanë qenë aktive në zgjerimin e stafit. FIBank, një bankë në zgjerim, e ka zgjeruar personelin me 23%, duke punësuar 38 persona në harkun kohor të një viti. Credins ka marrë në punë 32 të rinj dhe OTP, pas ndryshimit të pronësisë, ka shtuar personelin me 14 punonjës.

Në krahasim me 2016-n, kur u arrit dhe rekordi i personelit, në sistemin bankar ka 262 punonjës më pak.

Ulet edhe numri i degëve

Oreksi i bankave nuk duket i lartë as në drejtim të zgjerimit. Në fund të qershorit, sistemi kishte 452 degë, ose 28 më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me fundin e 2016-s, janë mbyllur në total gati 50 degë.

Gjatë procesit të konsolidimit, bankat kanë ruajtur vetëm një pjesë të degëve që i kanë vlerësuar si eficiente. Nga 26 degë që kishte Banka Kombëtare e Greqisë, blerësi ABI Bank ka mbajtur vetëm 9. Intesa San Paolo ka shtuar vetëm 2 degë, nga 9 që kishte Veneto.

ProCredit mbylli edhe dy degë gjatë periudhës qershor 2018-qershor 2019. Vetëm FIBanka ka hapur tre degë vitin e fundit, ndërsa tek të tjera, numri ka mbetur i pandryshuar.

Bankat po shohin me interes vetëm zonën e qendrës (kryesisht Tiranë – Durrës) dhe duket se kanë lënë mënjanë zonat e tjera, që kanë kërkesë të ulët për kredi dhe për më tepër, po zbrazen gradualisht, si rrjedhojë e migrimit të brendshëm ashtu dhe emigracionit jashtë vendit. Tirana dhe Durrësi janë qytetet e vetme, sipas INSTAT, që kanë shtesë neto pozitive të popullsisë./Monitor/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vdekja e 51-vjeçarit te ‘313-ta’, familjarët e tij akuzojnë institucionet për neglizhencë

13:21 : 26/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 64-vjeçari, i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

13:13 : 26/07/2025
AKTUALITET

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

13:07 : 26/07/2025
BOTA

OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, furnizimet ajrore janë të pamjaftueshme

13:06 : 26/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

12:43 : 26/07/2025
AKTUALITET

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

12:42 : 26/07/2025
Para
Foto ilustruese

Goditi 11 herë me thikë moldaven, shqiptari zbardh shkakun e krimit

TË GJITHA

Vdekja e 51-vjeçarit te ‘313-ta’, familjarët e tij akuzojnë institucionet për neglizhencë

13:21 : 26/07/2025

Arrestohet 64-vjeçari, i dyshuar për zjarrvënie në Frakull të Vogël të Fierit

13:13 : 26/07/2025

Belshi pa energji elektrike në ditën më të nxehtë

13:07 : 26/07/2025

OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim, furnizimet ajrore janë të pamjaftueshme

13:06 : 26/07/2025

Zyrtare/ Flamurtari bëhet “i frikshëm”, transferon lojtarin që vlen 600 mijë euro në treg

12:43 : 26/07/2025

Korçë/ Arrestohet 24-vjeçari maroken që ndihmonte emigrantët të hynin ilegalisht në Shqipëri

12:42 : 26/07/2025

Trump flet nga Skocia: Europa nuk do ekzistojë nëse s’lufton emigracionin

12:33 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com