Edi Manushi në sezonin e ri të Proçesit Sportiv nuk do të ketë në krah vetëm moderatoren Ilda Bejleri por edhe ish-velinën e “Stop” Alesia Bami.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e Procesit Sportiv në Facebook ku shkruan: “💣Bomba e ditës së fundit të merkatos.
Alesia Bami firmos 📝 me ekipin e Procesit Sportiv.
Të hënën datë 9 shtator rikthehemi në edicionin e 12 të Procesit Sportiv ne Top Channel”
Së fundmi, Alesia Bami ishte pjesë e emisionit “E Diel”.
Procesi Sportiv rifillon të hënën e 9 shtatorit.