• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përfitoi mijëra franga, si e mashtroi shqiptarja shtetin zviceran/Zbardhet skema

08:03 : 03/09/2019
në BOTA, KRONIKE

Gjykata e Qarkut Rheintal ka dënuar kosovaren M. F, me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale abuzim me pensionin e invaliditetit.

I akuzuari tjetër, bashkëshorti i saj, A. F. është dënuar 24 muaj burg por me kusht. Po këto dënime i kishte kërkuar edhe prokuroria, për të dy.

Gjykata ka konstatuar se kosovarja 49 vjeçare, që nga shkurti i vitit 2003 ka simuluar duke u paraqitur si e paaftë për punë dhe ka marrë pensionin e invaliditetit, shkruan blick.ch.

Gjithçka ka ecur mirë deri në vitin 2014, kur enti social i St. Gallenit ka marrë një informacion anonim lidhur me abuzimin dhe ka filluar observimin e rastit.

Në aktakuzë, prokuroria flet për gjithsej 688 mijë franga që çifti i ka zhvatur nga sigurimet sociale, përfshirë këtu edhe të hollat në emër të bashkëshortit dhe të fëmijëve.

Lexo edhe:

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

Këmbimi valutor 24 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Sipas akuzës, gruaja e paraqitur si invalide, paralelisht me pensionin përkatës, ka fituar para edhe nga firma e vogël e sigurimeve që ishte e regjistruar me emrin e bashkëshortit të saj.

Informacioni anonim fliste se kosovarja që konsiderohej invalide, ngiste makinën, mbante pesha te renda dhe ishte e angazhuar si punëtore sigurimesh, transmeton albinfo.ch. Të gjitha këto punë ishin në kundërshtim me dosjen e saj mjekësore, sipas së cilës ajo, pas një aksidenti të pësuar në stator të vitit 2001, ishte e paaftë për punë në shkallën 100 për qind.

Para gjykatës, 49 vjeçarja ka deklaruar veten të pafajshme. “Këto akuza janë shumë të rënda. Unë me siguri nuk jam duke simuluar”, ka thënë ajo, duke shtuar se është e sëmurë rëndë: kishte dhembje në kokë, kurriz, qafë, në gjithë trupin. Diagnoza e saj për vetveten është: “Unë nuk mund të punoj”.

Por trupi gjykues ka tjetër qëndrim rreth kësaj. “Sjellja juaj duhet kualifikuar si tepër e pacipë!”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, përcjell albinfo.ch. Gjykata është shprehur para së gjithash e shokuar me deklarimet e gruas, të incizuara gjatë përgjimit të telefonatave, të lejuara me vendim gjyqësor.

Duke qenë se dy bashkëshortët pas fillimit të hetimeve kundër tyre kanë falimentuar me mashtrim ndërmarrjen e tyre të sigurimeve dhe paratë i kanë bartur në Kosovë, ata ligjërisht do të duhej të dëboheshin detyrimisht nga Zvicra.

Por, ata mund t`i shpëtojnë këtij dënimi për një arsye të thjeshtë: neni përkatës ligjor që mundëson një gjë të tillë, ka hyrë në fuqi vetëm në tetor 2016 ndërsa pjesa më e madhe e veprimeve të kundërligjshme ka ndodhur para kësaj date. Por, një tërheqje eventuale e lejes së qëndrimit në Zvicër është ende e mundur.

Sidoqoftë, çiftit kosovar edhe kështu do t`i duhet të paguajë shuma të mëdha në emër të zhdëmtimit: Gruaja, si e fajësuar kryesore duhet t`ia paguajë shtetit 577 mijë franga ndërsa bashkëshorti i saj, 100.000 franga, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, bllokimi i regjistrit të tokës do të mbahet në fuqi, në mënyrë që shtëpia e të dyve në Berneck SG një ditë të mund të vihet në procedurë përmbarimi (të merret nga shteti në emër të nxjerrjes së borxheve).

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

09:17 : 24/05/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 24 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 24/05/2025
SHOW BIZ

“Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg

09:00 : 24/05/2025
BOTA

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

08:46 : 24/05/2025
AKTUALITET

Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

08:34 : 24/05/2025
AKTUALITET

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe”

08:23 : 24/05/2025
Para

Pas protestës, Bashkia ofron zgjidhjen për fermerët/ Shisni gjatë natës...

TË GJITHA

Aksident në Fier/ Autobusi përplaset me makinën e policisë bashkiake, 6 të plagosur

09:17 : 24/05/2025

Këmbimi valutor 24 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 24/05/2025

“Plehra”/ Bardhi shpërthen ndaj komentuesve që i shajnë gruan: Po m’çahet k***, edhe shkoj në burg

09:00 : 24/05/2025

Skandal në Itali! Arrestohet kryebashkiaku mjek, abuzonte seksualisht me pacientet

08:46 : 24/05/2025

Kujdes nga mashtrimet online, si teknologjia nxit krimet financiare

08:34 : 24/05/2025

Shantazh dhe fyerje në TikTok mes zonjash, shkak hapja e një “GoFundMe”

08:23 : 24/05/2025

Mos harroni çadrat, sot priten rrebeshe shiu! Njihuni me parashikimin e motit

08:10 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com