Nga Basir Çollaku
Ndonëse janë absurd dhe duhej të ishin ndëshkuar nga postet publike në pesë minuta, ende kemi mbetur peng i novelave gjysëm-turke si nëpër tyë gjtiha ekranet, të 700 eurove të Etildës, 900 eurove të Maznikut, 3000 eurove të Linditës. Të gjiha këtyre gjezdisjeve nëpër dynjanë tej kufirit, për ziafete gjysëmpune dhe pak synetllëk mendor për vete, duhej tu ishte bërë dermani ligjor. Të gjtihë emrat e përmendur, sot duhet të njoftoheshin si, ish-zyrtarë dhe në ndjekje penale, në rastet e abuzimit me detyrën, për pranimin e parave nga xhepa të huaj, apo shkrifërimit me fort tepri nga taksat publike. Pa asnjë sekond vonesë. Vetëm kaq mjadfton për të rënë një qeveri.
Më tepër më ngjajnë se janë ushqime qeveritare, servirur nga e njëta guzhinë, për të ndenjur larg ekspozimit të batërdisë së shefit të tyre Miliarderr.
Miliarderri
Pak ditë më parë nga USA, Nova Media, një medie shqip me liri, pavarësi e kurajo të panegociueshme, shkruante një lajm të rëndë e serioz, por këtej oqeanit me vrap e fikën kolegët e luhatur. Helbete, heshtja është lajmi më i shitur në medien shqiptare dhe fatkeqësisht, kjo po prodhon heshtokracinë, si kriter fitimi.
Pjesë e postimit të Nova Media Albania
“Dikur ishte një piktor i dështuar, ndërsa sot është njeriu më i pasur i botës shqiptare. Pasuria e Edi Ramës llogaritet me shumë se 1.5 bilionë dollarë, shumë para janë investuar jashtë Shqipërisë në biznese si Real State dhe kompani siguracionesh. . “
Miliarderri
Ky është shefi i qeverisë, për të cilin thuhet se ka bërë aq miliarda dollarë. Po ta kqyrim me kujdes matematik, 1.5 miliard, është një numër tronditës për portofolin e çdo shqiptari, kur e mbush këtë shifër me papunësi. Ose më saktë, me vjedhjen e punës së të tjerëve, taksat e qytetarëve, pronën e tyre, biznesin e tyre, pasi puna e tij, nuk shkon më shumë se jetesa normale në një vend të mjeruar nga plaçkitja.
Afërsisht, gjysma e buxhetit të shtetit, në xhepat e kryeministrit të vendit, Edi Rama dhe familjes së tij?!?!
Të një njeriu, një individi, kthyes i Shqipërisë në çiflik privat, individual, me qëllim rrjepjen e përdithshme. Me këtë kush merret nga institucionet dhe Agjencitë Ligjzbatuese?
ASKUSH?
PD dhe kreu i saj Lulzim Basha, kanë bërë kallzime dhe denoncime të shumta, të cilat do kishin rrëzuar 100 qeveri në vende normale ku demokracia funksionon.
E nisi vite më parë në shtator 2015, OSCE, një një raport konfidencial, të cilin e pohoi se ishte i saj, ku shkruante se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka një pasuri rreth 200 milionë euro, të cilat i inmveston nëpër offshore, nëpërmjet të vëllait të tij, Olsi Rama. Në këtë raport të publikuar ndër të tjera thuhej se:
Edi Rama (PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000 – 2011 dhe tani Kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 10 – 20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të operuar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij, Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2009 Berisha i ofroi medias një dosje voluminoze të lejeve të ndërtimit të dhëna nga Rama për disa figura kyçe të PS dhe aleatëve në kundërshtim me ligjin dhe shpesh duke u mohuar të pronësinë e ligjshme pronarëve të mëparshmë. Berisha deklaronte se në total shuma e këtyre prapësive ishte rreth 750 milionë euro”.
Sipas tekstit por edhe kontekstit të këtij raporti, përfitimet e Miliarderrit, sipas taksës së firmës së tij, janë qindra milionë euro ende pa zënë karriken e kryeministrit.
Prokuroria bëri zero sekonda hetime, zero verifikime, zero rreshta të shkruar, në një zero çështje të paregjistruar.
Biznes pasurish të patundshme jashtë vendit dhe kompani sigurimesh kryesisht, këtu thotë Nova Media Albania nga USA, janë investuar kryesisht paratë e Edi Ramës. Këtë bën ai.
Miliarderri.
U gjend 11 vitë si kryebashkiak i Tiranës, ku një numër lejesh ndërtimi të frikshme, në sasi dhe lartësi, është konvertuar në interesa financiare marramendëse, prej 20 përqindësh akuzonte opozita e sotme por edhe shërbimet e huaja perëndimore për Edi Ramën. Tirana u bë më e pabanueshmja fjetore, dhe sot Rama mbetet kryekryebashkiak dhe urdhëron vartësin Veliaj të nënshkruajë funeralin e qytetit duke betonuar edhe ajrin. Kështu bashkërisht Rama dhe Veliaj, ia kanë dalë ta bëjnë më të ndoturin në Evropë kryeqytetin tonë.
Por a janë këto fillesa, nisje e dallavereve prodhuese të miliardave. ??
Ka dhe më tepër
E gjitha kjo nuk ka të llogaritur vitet e kultivimit të drogës në përmasa të pazakonta prej 219 mijë hektarësh ose 2 miliard e 190 milionë kilogramësh vetëm në vitin 2016-të. Sa përqind ka konvertuar në llogaritë e tij, administrator i pushtetit, sa taksë ka mbajtur për vetë miliarderri ynë?!
Po në vitet pasardhëse, ku 2019-a, si vit elektoral sërish ka shpërthyer në sipërfaqe të pafundme të kultivimit të canabisit. Malli i ri, para e re, taksë e re.
Po të fortët, bandat, organizatat kriminale, të trafikut ntë heroinës dhe kokainës, sa taksa kanë paguar te administratori i lejes së kalimit nëpër dogana, porte e aeroporte, sa përqind ka marrë miliarderri ynë?
Po nga Laboratori i kokainës në Xibrakë dhe heroinës në Has, grupet trafikuese dhe mbështetëse bashkë me bandat elektorale, ku nuk kanë munguar ekspertët kolumbianë të mësimnxënies, a kanë dhënë përfitimet e kërkuara miliarderrit tonë?
Po nga 2 miliard euro koncensione, tendera, punë të dhëna maksimumi për 10 klientë të qeverisë, sa ka përfituar miliarderri ynë?
Po nga ortakët në burgjet e sigurisë së lartë, të cilët bëjnë biznes lehtësisht jashtë, sa dhe çfarë merr miliarderri ynë?
Po nga masakrat e projekteve evropiane dhe të partnerëve të cilët janë qoka të vajisjes financiare sa merr miliarderri ynë?
Po nga tenderi i Unazës, Balldre, Orikum, sa përqind kishte ndarë mënjanë për hesapin e tij miliarderri ynë?
Po nga pastrami i madh i miliarda eurove në Shqpëri, sipas raporteve amerikane dhe evreopiane, sa ka zgrapur për xhepin e tij miliarderri ynë?
Miliarderri do një urim
Thjesht t’u thaftë portofoli dhe llogaritë bankare, o miliarderri ynë…