• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermania mban frymën

10:47 : 01/09/2019
në BOTA

Këtë të dielë (01.09) votohet në landet gjermane lindore, Saksoni e Brandenburg. Zgjedhjet po ndiqen me shumë interes, pasi rezultatet mund të shkaktojnë tërmet politik, për shkak të forcimit të populistëve të djathtë.

Votimet kanë filluar

Kutitë e votimit janë hapur ndërkohë këtë të dielë në dy landet gjermanolindore, Saksoni dhe Brandenburg. 2,1 milionë qytetarë janë thirrur në Brandenburg të japin votën e tyre, kurse në Saksoni votojnë afër 3,3 milionë zgjedhës për parlamentin e ri të landit.

Në të dyja landet qytetarët mund të shenjojnë me kryqin e parë votën për kandidatin e drejtpërdrejtë të qarkut zgjedhor, kryqi i dytë vihet tek lista e partive, 11 parti janë të renditura në Brandenburg dhe 19 në Saksoni. Në Saksoni qytetarët lejohet të votojnë nga mosha 18-vjeç kurse në Brandenburg nga mosha 16 vjeç.

Michael Kretschmer, CDU kërkon të rikonfirmohet në Saksoni

Lexo edhe:

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

Qeveritë e landeve para humbjeve

Si socialdemokratët, SPD e kryeministrit të Brandenburgut, Dietmar Woidke ashtu edhe qeveria e kryesuar nga CDU në Saksoni e kryeministrit të landit, Michael Kretschmer duhet të llogarisin me humbje të ndjeshme. Kurse rritje të ndjeshme pritet të shënojnë populistët e djathtë të AfD-së, Alternativa për Gjermaninë, si edhe Të Gjelbrit. Vërtet që në parlament kristiandemokratët, sipas sondazheve të fundit, mund ta mbrojnë pozicionin si partia më e fortë, pak para AfD-së, me kandidatin, Jörg Urban. Por për koalicionin e deritanishëm me socialdemokratët, CDU/SPD kjo nuk ka për të mjaftuar.

Populisti Andreas Kalbitz, AfD pretendon të zërë vendin e parë në Brandenburg

Garë kokë më kokë

Kurse në parlamentin në Potsdam, partia populiste, AfD me kandidatin kryesor, Andreas Kalbitz ka shanse madje të zërë vendin e parë, e me këtë të tejkalojë socialdemokratët që qeverisin në këtë land prej gati tre dekadash. Konsiderohet e sigurtë, që koalicioni i Woidkes me Të Majtët nuk do të ketë më shumicën.

Kryeministri i landit të Brandenburgut, Dietmar Woidke, SPD me gjasë nuk e krijon dot shumicën për t’u rikonfirmuar edhe një mandat

Si në Brandenburg dhe Saksoni priten bisedime të vështira për koalicionet e ardhshme qeverisëse. Me gjasë do të duhen koalicione tre partiake për të krijuar shumicën, pa Të Gjelbrit nuk krijohet dot asnjë shumicë parlamentare. Të gjitha partitë kanë përjashtuar aleancat e mundshme me partinë populiste të djathtë, AfD. /DW/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025
AKTUALITET

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025
RAJONI

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025
RAJONI

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025
AKTUALITET

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025
AKTUALITET

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025
Para

Kush po e kërcënon ish-deputetin.../ Alarmi i politikanit shqiptar

TË GJITHA

Aksidenti në Zall-Bastar, reagon policia: Humbën jetën dy burra 45 dhe 50 vjeç

16:11 : 12/11/2025

Balluku shmang llogaridhënien për “Llogaranë”, Bardhi: Fshihet sepse e di çfarë ka bërë!

16:10 : 12/11/2025

Memli Krasniqi jep dorëheqjen nga drejtimi i PDK-së: Ka qenë nder të udhëhiqja partinë

16:03 : 12/11/2025

REL: Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

15:59 : 12/11/2025

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi

15:51 : 12/11/2025

Afera e “Llogarasë”/ Balluku nuk jep llogari, i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

15:47 : 12/11/2025

Konfirmimi i gjyqtarit Julian Haxhiu mbetet në fuqi në KPA

15:37 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com