Arben Malaj, ish-deputet dhe ish-ministër i Financave në qeveritë socialiste, aktualisht anëtar i Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, ka reaguar lidhur me kërkesën e 28 deputetëve të PS-së që kërkojnë shkarkimin e tij nga funksioni në Bankën e Shqipërisë.
Malaj shkruan se në listën e deputetëve që kanë firmosur shkarkimin e tij përfshihen edhe ata që janë në procesin e verifikimit për dekriminalizimin.
Në këtë kuadër Malaj përmend deputetin e tretë mes firmëtarëve që është Rrahman Rraja. Në vijim Malaj sqaron se 5 nga deputetët që kanë firmosur justifikohen se ishte urdhër partie, ndërsa të tjerë i kanë pohuar se kanë firmosur në mirëbesim, pa lexuar më parë kërkesën.
“Vlerësoj dhe apeloj publikisht se është e domosdoshme dhe imediate që partitë politike sa më parë dhe pa asnjë hezitim të bëhen pjesë pro-aktive dhe kontribuese pozitive të zgjidhjes së krizës së rëndë që po kalon vendi, krizës së humbjes së shpresës, krizës së humbjes së besimit tek e ardhmja, krizës së braktisjes masive të vendit, krizës sociale, ekonomike dhe politike.
Angazhimi pro-aktiv për zgjidhjen e krizave është dhe mbetet shërbimi më i mirë, më i drejtpërdrejtë, dhe më i dobishëm që çdo forcë politike duhet ti bëj vendit të saj, duke dalë mbi interesat e disa individëve me pushtet absolut dhe duke ju nënshtruar detyrimit moral, ligjorë dhe patriotik për mbështetjen e prioritete kombëtare duke filluar nga integrimi evropian me të cilat zhvillohet dhe progreson çdo vend dhe çdo komb”, shkruan Malaj.
Postimi nga Arben Malaj
Gjate periudhes se pushimeve nuk vleresova se ishte kohe e pershtatshme per tju dhene pergjigje disa qindra shqiptareve per dy pyetje. E para kush ishin 28 deputetet qe kerkuan shkarkimin? E dyta cfare do te ndodh me propozmin e tyre? Pergjigjia e pare me trishton per tre arsye : A – ne ate liste ka shume deputete qe jane ne procesin e verifikimit te dekriminalizmit, i treti ne listen e firmetareve, pas dy figurave qendrore te PS Ballaj dhe Edvinit Bushat, eshte Rrahman Rraja.
B- rreth 5 firmetare qe kontaktova justifikohen se ishte urdher partie.
C – te tjere deklaronin se kishin firmosur ne mire besim pa lexuar se per cfare behej fjale.
Lidhur me pyetjen e para – pergjigjia ime eshte se hapat e metejshme te Kuvendit te Shqiperise duhet ti sqaroj me vendim zyrtar Kuvendi.Une jam gati ne cdo kohe te perballem me kete propozim edhe ne seance parlementare. Por cfaredo vendimi te marr Kuvendi i Shqiperise, do te vazhdoj apo te nderprese procesin, une sic kam premtuar edhe publiksht une se do te ndjek rrugen ligjore deri ne Starsburg dhe do te ballafaqohem nje nga nje me te 28 firmetaret me akuzen per shpifje publike.
Ju falenderoj me mirenjohje, Arbeni
Njoftim për shtyp.
Nisja e procesit gjyqësore për shpifje ndaj 28 deputetëve.
I treti në listën që kërkon shkarkimin është deputeti Rrahman Rraja??!
Në respekt të opinionit publik të vendit tim sqaroj se: së pari dhe mbi të gjitha përherë i kam shërbyer dhe do ti shërbej vendit tim me dashuri maksimale, me integritet të lartë njerëzor dhe me kredibilitet të thellë shkencor, kjo si detyrim mirënjohës i përhershëm dhe i pa kushtëzuar ndaj tij.
Shpifja e tyre cenon rëndë integritetin dhe reputacionin tim publik. “Të gjithë të barabartë përpara ligjit”, kjo mbetet rruga e vetme e ballafaqimit publik.
Kontributet jo vetëm të mia për vendin tim, nuk mund të cenohen dot as nga Balla &CO dhe as nga kushdo tjetër që nuk lodhet duke hedh gurë e fshehur dorën.
Katër prej kontributeve më të spikaturat janë:
1. Mbyllja e skemave piramidale edhe pse kisha kërcënime deri për jetën.
2. Plotësimi brenda 6 muajve në 1997 i të gjitha detyrimeve të marrëveshjes post konfliktuale të Shqipërisë me FMN-në.
3. Suksesi në konferenca e donatorëve në Bruksel në tetor 1997 ku siguruam 600 milionë dollarë, për ri ngritjen dhe zhvillimin e ekonomisë shqiptare dhe kontributi i katërt me efekte pozitive afatgjata për vendin – në tranzicionin 1992-2019, periudha 1997-2005 është deri sot periudha më e mirë e stabilitetit të financave publike bazuar në: (i) ritmet e shpejta të uljes së deficit buxhetor dhe borxhit publik; (ii) Ulja e interesave të rënda të financimit të ekonomisë dhe (iii) ulja e kostos së borxhit në totalin e shpenzimeve buxhetore.
Kjo rrugë e ballafaqimit për shpifje me disa deputetë të PS nuk ishte përzgjedhja ime, por mbetet e vetmja mundësi ligjore.
Deputetët e çdo mazhorancë duhet të njohin dhe respektojnë parimin themelor të demokracive funksionale ku mazhorancat nuk janë vetë shteti, por njeri nga tre pushtetet, ku përfshihen legjislativi, drejtësia dhe ekzekutivi.
Ndarja, balanca dhe kontrolli i pushteteve është parim i shenjte që askush nuk duhet ta shkel. Pavarësia reale e Bankës së Shqipërisë nuk është cenuar aspak nga analizat e mia publike dhe thellësisht profesionale.
Deputetët jo vetëm të PS-së duhet të shqetësohen kur oligarkë të ndryshëm zgjasin duart drejtë pavarësisë reale të Bankës së Shqipërisë kur direkt ose indirekt ndikojnë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Ndjej zhgënjim për iniciuesit real të kësaj kërkese shpifëse kur konstatoj se i treti në listë që kërkon shkarkimin është deputeti Rrahman Rraja, i cili rezulton se deri tani nuk ka folur asnjëherë në parlament dhe sipas CV-së së tij publike ka mangësi të theksuar të formimit të tij shtetë-formues për të kuptuar n.q.s. unë kam cenuar apo jo pavarësinë reale të Bankës se Shqipërisë.
Përgjegjësia penale është individuale për çdo deputetet të listës edhe pse disa prej tyre nuk kishin asnjë argument profesional përse i ishin bashkuar grupit të “Ballajve” por justifikohen se ishte urdhër partie.
Zhgënjimi rritet kur në atë listë ka edhe deputetë të tjerë të cilët përmenden në listën e dekriminalizmit të grupit parlamentarë të PS.
Në këtë hap të detyruar ligjore nuk kam asnjë qejf mbetje aq me pak ndaj njerëzve të mirë të PS-së, sepse asnjëherë nuk kam kërkuar, nuk kam lobuar dhe aq më pak nuk kam shpifur ndaj ndonjë kolegu për ndonjë karrige ministrore apo partiake. Fino në mars 1997 dhe Nano në korrik 1997, gusht 2002 dhe janar 2004, ata më kanë ftuar në ekipet qeverisëse.
Kjo kërkesë për dëmshpërblim financiare nuk synon asnjë qindarkë nga taksapaguesit shqiptarë dhe as të siguroj disa të ardhura për vila të shtrenjta. Cdo qindarkë do të përdoret për edukimin ekonomik të publikut dhe në veçanti të deputetëve.
Angazhimet e mia bazuar në analiza vetëm profesionale do të vazhdojnë të jenë publike. Në asnjë rast dhe për asnjë motiv apo arsye, direkt apo indirekt ato nuk cenojnë pavarësinë reale të Bankës së Shqipërisë siç e konfirmoi Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e tij në 7 gusht 2019.
Në mbyllje të këtij komunikimi publik vlerësoj dhe apeloj publikisht se është e domosdoshme dhe imediate që partitë politike sa më parë dhe pa asnjë hezitim të bëhen pjesë pro-aktive dhe kontribuese pozitive të zgjidhjes së krizës së rëndë që po kalon vendi, krizës së humbjes së shpresës, krizës së humbjes së besimit tek e ardhmja, krizës së braktisjes masive të vendit, krizës sociale, ekonomike dhe politike.
Angazhimi pro-aktiv për zgjidhjen e krizave është dhe mbetet shërbimi më i mirë, më i drejtpërdrejtë, dhe më i dobishëm që çdo forcë politike duhet ti bëj vendit të saj, duke dalë mbi interesat e disa individëve me pushtet absolut dhe duke ju nënshtruar detyrimit moral, ligjorë dhe patriotik për mbështetjen e prioritete kombëtare duke filluar nga integrimi evropian me të cilat zhvillohet dhe progreson çdo vend dhe çdo komb.
Demokracia funksionale dhe një ekonomi vitale që rritet me ritme të larta, të qëndrueshme dhe të drejta janë dy kolonat ku mbështetet dhe garantohet një sistem bankar i suksesshëm.
Ju falënderoj me mirënjohje.
Ky njoftim nuk shpreh dhe nuk pasyron qendrime te bankes se Shqiperise.