• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Sytë e njerëzve, jo më në ekranin e madh, por në atë të voglin!”

19:29 : 29/08/2019
në BOLD BLOG

Nga Hysni Gurra

Për të disatën herë, AMA i shtyn afatin e mbylljes së transmetimeve analoge, dhe i bën thirrje popullatës të nxitoje të blejë dekoderat! Dy thirrje duken absurde kohët e fundit në Shqipëri, kjo e AMA-s dhe ajo e Ministrisë së Brendshme, atyre që u skadojnë pasaportat dhe kartat ID të nxitojnë të aplikojnë.

Po pse? Të dyja proceset janë çështje e thjeshtë që nuk ka nevojë për thirrje. Nëse dikujt i duhet të dalë jasht shtetit e di që duhet pasaporta dhe shkon vetë aplikon, nuk ka nevojë për thirrje. Edhe dikujt që nuk ka sinjal në tv shkon dhe blen dekoderin. Çfarë halli ka AMA që bën thirrje?!

Situata mund të jetë kështu:

Jemi në kushtet kur dy televizionet kombëtare kryesore të vendit janë në konflikt me njëra-tjetrën. Konflik për çështje biznesi, biznes që burimin e ka te audienca. Sa kohë kishin çfarë ndanin me njëra tjetrën, se kishte për të gjithë, nuk kishte konflik. Tani siç duket ka mbetur shumë pak për të ndarë midis tyre dhe ndodh konflikti. Si një familje, kur ka para shumë, s’ka sherre në shtëpi, kur nuk ka para fillojnë konfliktet.

Lexo edhe:

EMRAT/ Shisnin droga të forta në festivalin e UNUM, arrestohen dy kosovarë dhe një francez

DETAJET/ Borxhi i pashlyer “molla e sherrit” te “Ali Demi”, një person qëlloi me armë në ajër

AMA edhe pse është në dukje një institucion shtetëror, i pa varur e bla bla bla, nuk ka njeri që nuk e di se në funksion të kujt është në fund të fundit.

Gjithsesi, për të mos u bërë autoritet pa qenë utoritet, edhe unë, si AMA, mendoj se këto thirrje si për mobilizim ushtarak, kanë një arsye kryesore.

-Media tradicionale është në krizë audince. Më shqip, nuk sheh njeri më televizion. Pse? Ka shumë arsye. Hyrja në lojë e mediave sociale, portalet online, interneti në përgjithësi. Kam ndjekur fushatën elektorale të TRUMP në vitin 2016 dhe të Boris Johnson tani. Mediat klasike, televizionet klasike nuk u jepnin shanse fitoreje, Trumpit fare, Johnsit pak.

Unë i kam ndjekur sepse ishin figura që mendoja se do të fitonin. Nese shihje faqet e tyre personale në rrjetet sociale, aty ku realisht ishte përqëndruar audienca, e kuptoje lehtësisht se Trump ishte fitues. Më thjeshtë, se e kam ndjekur hap pas hapi, një postim i Hilary Clintonit kishte 100.000 pëlqime (like) në FaceBook, postimi i Trumpit merrte 800.000-900.000 dhe interaktiviteti (komentet-shpërndarje) ishte shumë i lartë në rastin e Trump. Ngjashëm edhe në Britani. Vemdet autoritariste si Turqia, Egjipti, Venezuela, Kina, Rusia…etj, liderët e këtyre shteteve jo më kot kanë futur nën kontroll “internetin” mediat sociale dhe median klasike e kane instrument në duart e tyre. Por këto janë raste të njohura. Kështu kanë funksionuar e kështu funksionojnë sistemet totalitare, gjysëm-titalitare etj. Por, kur media klasike amerikane dhe angleze, media që presupozohet se janë të lira, kanë pësuar rënie besueshmërie dhe audience, imagjinoni në Shqipërinë tonë.

Vijmë më konkretisht në Shqipëri me dy-tre shembuj. Unë personalisht kam të paktën 4-5 vite që nuk shikoj më stacionet televizive shqiptare. Informohem në kohë reale nëpërmjet portaleve dhe rrjeteve sociale. Nuk kam kohë te ndjek një emision 3-4 orë në mbrëmje, ku në rastin më të mirë panelet janë mediokre, të pa diktuara nga shijet e mia si audiencë, por janë panele propagandistike të njërës apo tjetrës parti. Por sa kohë unë kam mundësi të ndjek nga rrjetet sociale vetë burimin e propagandës (si kryeministrin p.sh), pse duhet të paguaj një dekoder dhe të ndjek edhe megafonin e kryeministrit në tv(analistin)?! Fakti që dy emisionet e (Rakipit-Krastës) në oponencë me kryeministrin u mbyllën lehtësisht, tregon që një dekoder në shtëpi është një shpenzim i tepërt për xhepin. Një ndër burimet kryesore të lajmit në vend është Sali Berisha nëpërmjet FaceBook-ut të tij. Ka mbi 1-milion ndjekës (audiencë). Kur une kam mundësi ta shoh në kohë reale te Berisha lajmin, përse do duhet të pres orën 15:00-19:30-20:00 apo 21:00 për të parë atë lajm edhe në tv. Po pse, a mos vallë media klasike i bën interpretim, koment lajmit dhe më ndihmon mua si publik ta kuptoj më mirë! Jo! Lajmi përcillet në ligjëratë të drejtë. E njëjta gjë ndodh me kryeministrin. Përveç kasetave të lajmeve që pregatit zyra e tij e propagandës dhe ua shpërndan redaksive të televizioneve, edhe aktivitetet e tjera media i pasqyron në ligjëratë të drejtë.

Po jap një shembull të provuar dhe shkalla e besueshmërisë është 100% e saktë. Shembull që tregon qartë dhe pastër se media klasike është në krizë audince dhe se AMA këtë hall ka që shtyn afate dhe vë tellallin.

Babai im është mbi të 60-tat. Është ajo moshë qe presupozohet se është akoma besnike ndaj televizionit dhe gazetave të shkruara. Që prej 3-4 vitesh ai përdor një smartphone. Mbrëmjeve, para se ta kishte në zotërim këtë mjet inteligjent, merrja në telefon në shtëpi, një herë mamin, një herë babin, ritual i përnatshëm. Si jeni çfarë po bëni, i pyesja.

-Po shohim lajmet, po shohim “x”, “y” emision…

Rituali vazhdon, përgjigjet kanë ndryshuar. Si jeni, çfarë po bëni?

Mire. Ja, në internet, lexova këtë lajm, atë lajm, lexova “x” analizë, po shoh një dokumentar, etj. Nuk po them se media klasike “vdiq”, por besoj sa kohë do vazhdoje me avazin e vjetër dhe nuk do kapë ritmin, rënia do të vazhdojë, pse jo edhe drejt vdekjes mund të shkojë.

E dashur AMA, tellalli e jep, i zoti se merr, dekoderin. Besoj edhe falas t’i shpërndani nuk do gjeni kujt t’ia falni.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Shisnin droga të forta në festivalin e UNUM, arrestohen dy kosovarë dhe një francez

10:10 : 11/06/2025
AKTUALITET

DETAJET/ Borxhi i pashlyer “molla e sherrit” te “Ali Demi”, një person qëlloi me armë në ajër

10:06 : 11/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kishte humbur prej 6 ditësh, 20-vjeçari gjendet i varur në Korçë

09:54 : 11/06/2025
BOTA

Austri/ 21-vjeçari vrau 10 nxënësit e ish-shkollës, autoritetet ende të paqarta për shkaqet e sulmit

09:40 : 11/06/2025
AKTUALITET

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025
AKTUALITET

EMRI/ U kap duke shitur heroinë, arrestohet 53-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në shtëpi

09:19 : 11/06/2025
Para

Rrëzohet nga mali, turisti në gjendje të rëndë

TË GJITHA

EMRAT/ Shisnin droga të forta në festivalin e UNUM, arrestohen dy kosovarë dhe një francez

10:10 : 11/06/2025

DETAJET/ Borxhi i pashlyer “molla e sherrit” te “Ali Demi”, një person qëlloi me armë në ajër

10:06 : 11/06/2025

EMRI/ Kishte humbur prej 6 ditësh, 20-vjeçari gjendet i varur në Korçë

09:54 : 11/06/2025

Austri/ 21-vjeçari vrau 10 nxënësit e ish-shkollës, autoritetet ende të paqarta për shkaqet e sulmit

09:40 : 11/06/2025

“Book Building”, 1800 m2 pa leje/ Përplasja Rama-Veliaj për gjobën 600 mijë euro për Dajlan Avdian

09:32 : 11/06/2025

EMRI/ U kap duke shitur heroinë, arrestohet 53-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në shtëpi

09:19 : 11/06/2025

Si u pasurua ish-presidenti rus nga lufta

08:57 : 11/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com