• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Partizani i ‘falet’ Telushit, vijnë tri pikët e para

17:57 : 28/08/2019
në SPORT

Partizani arriti të fitonte në javën e dytë të Kategorisë Superiore, me shifrat 0-1 ndaj Luftëtarit në transfertë, e duke thyer tabunë 22-vjeçare, ku nuk triumfonte në fushën e Gjirokastrës.

Takimi nisi me me nga një rast për të dyja ekipet që në minutat e para, por portierët respektivë bënë detyrën. Më tej, goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 15-të, ku në një goditje këndi, topi shkoi tek Bruno Telushi, i cili me kokë, çoi topin në një cep që nuk mund të ndalej.

Partizani pati raste të mira shënimi me Braun apo Kordeiron, por portieri i bluzinjve, Paiteris, shpëtoi mrekullisht portën e tij.

partizani

Në pjesën e dytë, “demat e kuq” administruan mjaft mirë avantazhin, por duhet theksuar se pati edhe raste me Braun apo Bitrin, të cilat u ndalën sërish nga Paiteris. Goditjen e Filit ishin shumë pak për ekipin e Duros, që nuk rrezikoi për të mposhtur portën e Alban Hoxhës.

Lexo edhe:

Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

Në fund, Partizani merr 3 pikët e para në këtë edicion, ndërsa mbetet sërish në kuotën e 0 pikëve ekipi i Luftëtarit.

 

FT | Luftëtari-Partizani 0-1

GOL:  / Telushi 15′

 

KOMENTI LIVE

90′ 3 minuta shtesë.

86’ Trashi provon me një të djathtë nga hyrja e zonës, kontrollon Paiteris.

84’ Ndëshkohet edhe Rapo me kartonin e verdhë te Luftëtari.

82’ Aristoteles Romero i lë vendin Eneid Kodrës, ky është zëvendësimi i tretë i Franko Lerdës.

80’ Fili provon nga distanca në një goditje dënimi, por grushton dhe ccon në goditje këndi Alban Hoxha.

78’ Duro kryen edhe ndërrimin e tretë. Oshafi, i futur në pjesën e dytë, largohet dhe i lë vendin Klaus Alinanit.

77’ Trashi kalon bukur një kundërshtar në të majtë, por mbyllet nga Isufi.

68’ Asani bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Filit, dhe ndëshkohet me kartonin e verdhë.

65’ Çfarë pret Paiteris. Nga brenda zone, Çinari harkon për Bitrin, por goditja e këtij të fundit dërgohet mrekullisht nga Paiteris drejt goditjes së këndit.

64’ Lika ndal Trashin me faull në limitet e zonës, goditje dënimi për të kuqtë.

61’ Rast i artë për Braun. Xhamajkani del para gardianit të bluzinjve, por Paiteris e ndal në dy tentativa.

58’ Trajneri Klodian Duro bën edhe ndërrimin e dytë. Hyseni i lë vendin Apostol Furxhiut.

56’ Del vetëm me Hoxhën Oshafi, dhe e çon topin në rrjetë, por anësori akordon pozicion jashtë loje më parë. I drejtë vendimi i tij.

52’ Oshafi largon topin e harkuar nga Trashi. Më pas, është Telushi që e ndjek, por goditja e vlonjatit devijohet.

51’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Dushkaj, për një faull ndaj Braun.

50’ Asani harkon tokazi nga e majta në shtyllën e dytë, aty gjendet Çinari. Shkodrani nga fare pranë, nuk e çon dot brenda rrjetës topin.

47’ Goditje këndi për vendasit. Kroson Fili, por Hoxha del nga kuadrati e grushton.

46’ Nis pjesa e dytë. Lerda kryen menjëherë lëvizjet e para. Kristi Kote dhe Eraldo Çinari hidhen në fushë, ndërkohë që në dhomat e zhveshjeve mbesin Mala dhe Kordeiro. Lëviz edhe Duro, fut Oshafin në vendin e Çelës.

Mbyllet pjesa e parë. Luftëtari-Partizani 0-1

45′ 1 minut shtesë.

42’ Asani jep një asist fantastik për Kordeiron, braziliani ngatërrohet për një moment, por më pas godet, e është Paiteris që bën mrekullinë dhe çon topin në goditje këndi.

41’ Hyseni dhe Fili kombinojnë në zona të ngushta në të djathtë, por Trashi kupton gjithçka dhe çon topin në goditje këndi.

38’ Hyseni kërkon të nisë Rapon, por Mala mbyll për të kuqtë.

31’ Trashi sërish nga e majta, hedh një top në qendër të zonës së bluzinjve, por largon Isufi.

28’ Fili provon me një gjuajtje direkt nga goditja e dënimit, por Alban Hoxha grushton.

25’ Arbitri kryesor i drejton skuadrat drejt stolit, për të bërë pak pushim e për t’u freskuar në këto temperatura të larta.

23’ Jasir Asani shërben për Braun brenda zone, xhamajkani provon të kthehet e të godasë, por e ndal topin Isufi.

17’ Çfarë humb Braun. Del i vetëm me Paiteris, godet, por portieri devijon në këndore.

15’ GOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Zhbllokohet sfida në Gjirokastër. Pas një goditje këndi, topi shkon tek Telushi, i cili me një goditje të bukur me kokë, tund rrjetën.

12’ Telushi jep një top të gjatë për Trashin, ky i fundit hedh në zonën e Luftëtarit, por Lala spastron.

9’ Luftëtari niset në një aksion të shpejtë drejt sulmit, topi tek Çela, por ky i fundit godet dhe devijohet në duart e Alban Hoxhës.

5’ Provon sërish Partizani, Asani jep një pasim për Kordeiron, godet me të djathtën, por Paiteris çon topin në goditje këndi.

4’ Krosim nga këndorja në zonë, Çela devijon, por pret Alban Hoxha.

3’ Lika i rrëmben Trashit një top në mesfushë. Avancon në fundoren e djathtë, dhe kroson në zonë, por Bitri e çon topin në goditje këndi.

1′ Nis ndeshja në Gjirokastër.

 

FORMACIONET

LUFTËTARI: Paiteris, Ahmetaj, Isufi, Lala, Dushkaj, Açka, Hyseni, Rrapo, Çela, Lika, Fili.  Trajner: Klodian Duro. bandicam 2019-08-28 15-23-28-656

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Belici, Boldor, Kordeiro, Romero, Telushi, Mala, Trashi, Asani, Braun. Trajner: Franko Lerda.

bandicam 2019-08-28 15-24-03-671

 

Lajme të lidhura

SPORT

Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi

18:47 : 23/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

18:42 : 23/07/2025
BOTA

VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, humbin jetën dy persona

18:35 : 23/07/2025
AKTUALITET

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, pa asnjë provë

18:33 : 23/07/2025
SPORT

E ardhmja e Kumbullës, Roma merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

18:25 : 23/07/2025
AKTUALITET

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025
Para

Arkeologët gjejnë mbi 200 skelete fëmijësh

TË GJITHA

Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi

18:47 : 23/07/2025

Aksident në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

18:42 : 23/07/2025

VIDEO/ Avioni rrëzohet në mes të autostradës në Itali, humbin jetën dy persona

18:35 : 23/07/2025

SPAK e mori të pandehur/ Avokatët e Veliajt: Arrestimi i paarsyeshëm, pa asnjë provë

18:33 : 23/07/2025

E ardhmja e Kumbullës, Roma merr vendimin përfundimtar për mbrojtësin shqiptar

18:25 : 23/07/2025

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025

Dorëheqja e Skënder Gegës te Partizani, ja kush do ta drejtojë skuadrën

18:12 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com